Në vitin 2023 në komunën e Ferizajt, u ndanë afro 2 milionë euro për bamirësi

Në vitin 2023, në komunën e Ferizaj u ndërtuan dhe u ndanë për familjet nevojtare 31 shtëpi/banesa, në bashkëpunimin mes Komunës së Ferizajt, përfaqësuar nga Koordinatori për Çështje Sociale, Agon Zhinipotoku, kryehumanistit të Kosovës, Halil Kastrati dhe shoqatës së udhëhequr prej tij “Jetimat e Ballkanit”, qindra biznesmenëve ferizajas, të cilët si çdo herë shpërfaqën shpirtin solidar e vlerat më të larta humane, pa lënë anash edhe faktin se gjatë vitit që shkoi, afro 1 milionë euro u grumbulluan nga bizneset e qytetarët ferizajas në ndihmë shëndetësore rasteve të rënda, për të cilët kërkohej trajtim urgjent jashtë vendit. Mbledhur së bashku, për shtëpi/banesa e për trajtimin e rasteve më të rënda shëndetësore jashtë vendit, në vitin 2023, u ndanë afro 2 milionë euro për këtë qëllim. Krenarë e falënderues me bashkëqytetarët e mi, me bizneset ferizajase, me miqtë me shpirtin e tyre solidarë, që ishin e janë dora e ngrohtë e kujdesit e ndihmës për nevojtarët është shprehur kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu.

May be an image of indoors and living room

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …