Kryetari i Komunës së Besianës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se vitin e ardhshëm do ta bëjnë ndërtimin e bustit të Adem Demaçit në qendër të qytetit në Podujevë. Bulliqi lajmin e bëri të ditur në manifestimin letrar të organizuar nga shoqata “Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës”, dega në Besianë e mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për nder të ikonës dhe veprimtarit të madh kombëtar, Adem Demaçi. “Me vendosjen e bustit të Adem Demaçit ne nderojmë veprimtarinë dhe sakrificën e tij, si dhe lartësojmë historinë e lavdishme të Kosovës drejt lirisë e pavarësisë. Baca Adem përveçse veprimtar i paepur i çështjes kombëtare, ishte edhe gazetar, poet e letrar me stil të veçantë të të shkruarit. Baca ishte krejtësisht origjinal e autentik në mendimet e qëndrimet e tij.”, ka shkruar Bulliqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …