Në vitin e kaluar, shpenzimet për mëditje ishin për 27 për qind apo 3 milionë euro më shumë se sa në vitin 2017. Nga 11 ministri që kanë raportuar, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë shpenzuar më së shumti për mëditje. Përveç shpenzimeve të mëdha, shpeshherë ka pasur edhe keqpërdorime të mjeteve nga kjo kategori veçanërisht nga zyrtarë të ministrive. Kështu u tha gjatë publikimit të një hulumtimi nga Instituti GAP me temë “Lufta për mëditje: praktikat e institucioneve publike rreth udhëtimeve zyrtare”. Në tryezën që u mbajt në kuadër të Javës Kundër Korrupsion 2019, Nora Latifi Jashari tha se mëditjet përbëjnë një shumë mjaft të madhe të parasë publike. Ajo ka inkurajuat zyrtarët që t’i paraqesin këto keqpërdorime për ta luftuar korrupsionin.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …