Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj lamtumirëse në Jerusalem diskutoi mbi zhvillimin e bashkëpunimit midis Gjermanisë dhe Izraelit si dhe çështjet e sigurisë. Në vizitën e shtatë dhe të fundit të kancelarës në Izrael, Merkel së pari mbajti një takim ballë për ballë me ryeministrin Bennett Naftali në hotelin, “Mbreti David” në Jerusalem, ku z. Bennet diskutoi me të gjithë delegacionin gjerman. Kryeministri izraelit e quajti kancelaren gjermane një mikeshë të vërtetë të Izraelit, duke shpjeguar se anëtarët e qeverisë izraelite që kanë pikëpamje rrënjësisht të ndryshme për shumë çështje bien dakord mbi rëndësinë e marrëdhënieve me Gjermaninë dhe vlerësimin e Angela Merkelit për rolin e saj në edukimin dhe zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …