Në kuadër të procesit të zbatimit të projektit “ Ndërtimi i Integritetit të MFSK-së dhe FSK-së”, në Vjenë u mbajt takimi me temën “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”, organizuar nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Norvegjisë. Në këtë takim morën pjesë: Ministria për FSK-në, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama; përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjithashtu, në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi nga CIDS z. Sven Eriksen, eksperti i fushës përkatëse nga Kosova, z. Florian Qehaja si dhe ekspertët rajonalë.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …