Në Vlorë dje filluan punimet për ndërtimin e aeroportit, që do të jetë edhe më i madhi në Shqipëri

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës  ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe afaristi, Behgjet Pacolli, ku kompania Mabetex është pjesë e konsorciumit për ndërtimin e aeroportit. Kryeministri Rama duke e konsideruar aeroportin e Vlorës si porta e tretë që po hapet nga qielli theksoi se, “mbi gjurmën e aerodromit të vjetër sot fillojmë një histori të re”. Duke uruar festën e flamurit të gjithë shqiptarëve, Rama tha se “Vlora ka historinë e saj për sa i përket transportit ajror, ndërsa këtu ku ne ndodhemi është ndërtuar edhe aerodromi qysh në vitin 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër ne sot fillojmë një histori të re së bashku me një mik të mirë, një njeri ndër më të shquarit të sipërmarrjes tonë kombëtare, një personalitet, i cili me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve e prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …