leoni

Në votime mbi 150 qytetarë të Malishevës për Këshillin Lokal

Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës janë  mbajtur kuvendet e Këshillave Lokale për Malishevën, ku është votuar dhe janë zgjedhur këshillat në Lagjet, Malisheva 1 (Lagjja  Minollë, Guri, Mirdita, Lagjja e re), Malisheva 2 ( Lagjja Veselaj, Hysenaj, Matoshi, Mekaj), si dhe kryetarët e nënkryetarët. Kryetar i Këshillit Lokal  Malisheva 1 është zgjedhur Ymer Hot, Nënkryetar Astrit Hoti. Kryetar i Këshillit Lokal Malisheva 2 është zgjedhur Ekrem Mazreku, Nënkryetar Besnik Mazreku. Pjesëmarrja  në votime ishte mbi 150 anëtarë, u zgjodhën edhe nga 9 anëtarë të kryesisë  të Lagjes Malisheva 1 ndërsa në Lagjen e Malisheva 2 u zgjodhën 5  anëtarë të kryesisë së këshillave.  Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.

May be an image of 9 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …