Sot shënohet 20-vjetori i masakrës që kryen serbët mbi shqiptarët e Studimes së Vushtrrisë

Në Vushtrri mbahet Akademia përkujtimore në nderim të 116 martirëve të Masakrës së Studimes

Nën përkujdesjen kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku mbahet Akademia përkujtimore në nderim të 116 martirëve të masakrës së Studimes. Më 2 maj të vitit 1999, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitar serb 116 persona civil që ishin në kolonë për tu shpërngulur në drejtim të Shqipërisë. Për çdo vit në Studime të Vushtrrisë më 2 maj mblidhen familjarë dhe përkujtojnë të dashurit e tyre që atë mbrëmje të kobshme gjetën vdekjen, vetëm pse ishin shqiptar. Serbët barbarë atë natë pa kurrfarë ndërgjegje dhe dhimbje i vrau para syve të familjarëve 116 vetë, ku më ishin banorë të Studimes,Vushtrrisë dhe vendbanimeve të ndryshme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …