Sot për herë të dytë do të protestojnë banorët e 18 fshatrave të Artakollit të Vushtrrisë, për realizimin e të drejtës për rrugë të qarkullueshme, duke bllokuar për një orë magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Sipas ftesës së këshillit të fshatrave të Artakollit, protesta nis në orën 10:00, në fshatin Pestovë. “Rruga R220 Bukosh-Prilluzhë ka mbetur në mungesë të fondeve ende pa përfunduar shtresën e parë të asfaltit dhe do të mbetet në mungese mjetesh financiare. Ne kërkojmë drejtën tonë për vënien e shtresës së parë të asfaltit që rruga 12km të jetë e kalueshme”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …