leoni

Në zgjedhjet e 17 tetorit kanë fituar shumica e kandidatëve aktualë nga të gjitha partitë politike

Në zgjedhjet e 17 tetorit kanë fituar shumica e kandidatëve aktualë nga të gjitha partitë politike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, që është  kryetar aktual i kësaj  komunë, ka fituar 63.60 për qind pas numërimit të 50 për qind të votave. Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me 57 për qind të votave të numëruara, Hamza ka fituar 52.96 për qind të votave. Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri – njëherësh kryetari aktual i komunës – ka fituar 59.81 për qind të votave pas numërimit të 48.27 për qind.  Të dhënat e publikuara në ueb-faqen e KQZ-së përfshijnë vetëm votat e rregullta dhe jo ato me kusht dhe nga jashtë Kosovës. Në komunat e tjera, përpunimi i votave është duke shkuar më ngadalë dhe ende është e paqartë nëse në to do të ketë fitues në raund të parë apo do të shkojnë në balotazh. Në zgjedhjet e 17 tetorit kanë fituar kryetarët aktualë si: Bashkim Ramosaj, Adrian Gjini, Smajl Latifi, Besim Ilazi, Naim Ismajli, Bali Muharremaj e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …