Në Zonën e Lirë ekonomike në Frashër u vendos trafostacioni i rrymës

Në Zonën e lirë ekonomike në Frashër të komunës së Mitrovicës shumë shpejt mund të filloj punën Kompania e parë që tashmë e ka ngritur objektin e parë prodhues, pasi që të mërkurën është vendosur edhe trafostacioni i rrymës për nevojat e bizneseve.

Në vendosjen e trafostacionit dhe funksionalizimin e tij ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se vendosja e tij është një nga kushtet kryesore për fillimin e punëve të bizneseve që do të vendosen aty, e që deri tash janë 19 sosh, të cilave komuna ua ka ndarë trojet për ndërtimin e objekteve, gjë të cilën duhet ta bëjnë brenda afateve të përcaktuara nga komuna.

“Është ky  një moment shumë i rëndësishëm për këtë zonë, pasi që tani bizneset që janë përfituese të trojeve nuk e kanë më problemin e rrymës. Unë me këtë rast falënderoj KEDS-in për vendosjen e trafostacionit dhe kyçjen e tij në rrymë, që është kjo një ndihmë e madhe për komunën nga drejtuesit e KEDS-it. Është ky një shembull i mirë i bashkëpunimit të KEDS-it me Komunën e Mitrovicës, të cilin besoj se do ta  intensifikojmë akoma, sepse kjo është në interes të qytetit, qytetarëve dhe bizneseve”, tha ai.

Kryetari Bahtiri në vazhdim tha se shumë shpejtë në Zonën e lirë ekonomike do të ketë ujë dhe do të ndërtohet kanalizimi, si dhe do të rrumbullakohet infrastruktura rrugore në pjesën që është parapa, kështu që pronarët e bizneseve do ti kenë kushtet e duhura për aktivizimin e tyre, falë mbështetjes që po u jep komuna.

Ai tha se beson që gjatë verës të fillojnë punën e tyre në këtë zonë fabrikat e para prodhuese, në të cilat pritet të punësohet një numër i konsiderueshëm i punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …