Në zonën e Radavcit të Pejës, në vendin e quajtur “Dedesh”, është aksidentuar një autobus me ç’rast janë lënduar dhjetëra udhëtar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka njoftuar se të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Pejës. Ndërkohë, nga Spitali i Pejë bëjnë të ditur se pas aksidentit të autobusit, në Spitalin e Pejës janë paraqitur për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit. “Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës. Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …