Zymi i Hasit është vizituar të shtunën nga shumë qytetarë vendas dhe të huaj. Ata janë mbledhur me qëllim të zbulimit të shtatores së Gjergj Kastriot-Skënderbeut e cila u vendos për nderë të 550-vjetorit të vdekjes së tij. Kjo shtatore është financuar tërësisht nga qytetarët e Zymit, veçanërisht nga ata që veprojnë jashtë atdheut. Mirëpo përfaqësues të institucioneve nuk i kanë lenë vetëm hasianët gjatë festës. Atje kanë shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe personalitete tjera të njohura si: Jahja Lluka, Frrok Gjergjaj e avokati Tomë Gashi. Kryekuvendari, Kadri Veseli, u ka premtuar banorëve të Hasit se viti 2019 do të jetë vit i veçantë për shqiptarët. “Qoftë myslimanë, qoftë katolikë, veç në Has ndihet plotësisht shqiptar çdo qytetar” ka thënë Veseli. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka njoftuar se gjatë vitit të ardhshëm në Zym do të vendoset edhe një shtatore tjetër, ajo e shkrimtarit e veprimtarit të shquar, Pjetër Bogdanit. Kjo shtatore është zuluar nga Kadri Veseli, Jahja Llukës dhe një banor nga Zymi që jeton në Kroaci.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …