Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Basha ka lënë anash ato personalitete në PD që janë shumë më të aftë e më inteligjentë se ai

Të flasësh për këtë Lulin e demokratëve  është më se komplekse sepse kemi të bëjmë me një figurë tejet të zymtë politike. Lulzim Basha karrierën e tij politike e nisi tamam ashtu sikur Sali Berisha duke i urryer të gjithë të tjerët që nuk mendonin politikisht si ai.

Një veti kjo tepër e dëmshme,e që për fat të keç u përhapë gjithë andej trojeve Shqiptare, dhe për të vazhduar deri në ditët e sotme. Diku rreth viteve 2005 kur e majta Shqiptare përjetonte përçarjen më të tmerrshme të pas komunizmit, ku kishte asi majtistësh që edhe brenda partive të tyre kishte fraksione të çmendura.

Në PS ishte krijuar fraksioni i Ilir Metës, kurse as partitë tjera majtiste nuk qëndronin hiq më mirë. Dhe aso kohe u bë një pellg me ujë të turbullt në  politikën e  Shqipërisë. Notuesi më mirë në këtë ujë të turbullt doli Lulzim Basha, i cili ngadhënjeu në një duel televizivë me një majtist edhe ashtu i çakordur në çdo aspekt. Ai nga ky moment ngrit karrierën e tij politike,dhe u bë personi më përkëdhelës i Sali Berishës, të cilit i ofronte poste nga më të lartat. Kulminacionin e arriti kur u bë kryebashkiak i Tiranës,   kuptohet me manipulimin e votave, sepse PD-ja veç kishte eksperiencë të lartë për këtë dukuri të shëmtuar, në krye me Ristanin e korruptuar

Lulzim Basha kulminacionin politik e arriti në vitin 2013, kur PD-ja pësoi humbjen më të thellë deri në atë kohë. Sali Berisha në këtë kohë  bënë edhe një gabim në PD kur kishte mundësi të zgjedh për lider partie edhe shumë të tjerë më të zotin se Lulzim Bashën,por e zgjodhi këtë sepse të vetmin mundë ta përdorte si të donte. Asokohe skush nga PD-ja nuk e kundërshtoi, sepse të gjithë e njihnin si njeri të mirë dhe të aftë për ta udhëhequr me sukses partinë. As kush nuk e njifte Lulin në thelb aso kohe. Pra tashmë Luli u bë personi më i privilegjuar PD-së, e cila nuk e kishin idenë për një të ardhme.

PD-ja kishte shumë deputetë më të zgjuar se ai, por rrethi i ngushtë i Salës ishte ai që priste dhe qepte. Ky rreth i përbërë nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha i fërkonin duart se do ta ngrisin PD-ën më lartë. Në sipërfaqe tani shihej vetëm Lulzim Basha, por në fakt ky është vetëm hija e Sali Berishës, madje edhe vet deputetët e PD-ës e njihnin për të mirë.

Populli i Shqipërisë i dha  Lulzim Bashës një goditje të rëndë duke ia marrë edhe Tiranën, ishte kjo një goditje që asnjë lider nuk do të kishte mundur të qëndrojë pa dhënë dorë-heqje. Mirëpo kësaj radhe as kush se njihte Lulin, sepse nuk ishin menduar se ky llafazan do të humbiste në këtë mënyrë. Pra PD-ja këtu e merr tatëpjetën drejt një gremine pa fund dhe pa shpresë. Sepse gjërat si po veten vështirë se do të vijë një ditë e bardhë për hijen e Sali Berishës Lulzim Basha. Kjo tani më po shihet hapur gjithandej Shqipërisë nga Veriu në Jug. Por kulminacionin e turpit e arriti tani së fundmi me përpilimin e listave për deputet, ku me tërë kuptimin e fjalës bëri diferencim ideo-politikë në stilin e LKJ-ës. Kur aso kohe Azem Vllasi votonte për ta larguar Akademikun e ndjerë Ali Hadrin, kurse Ali Hadri iu kishte drejtuar Azem Vllasit: “ata dy gishta ruaj edhe për vete”,dhe vërtet ashtu kishte ndodhur.

Kurse sot në të njëjtën mënyrë, Lulzim Basha pa fije turpi lë jashtë listave deputetët më të aftë që për momentin ka PD-ja: Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Arben Imamin, Eduard Islamin, Astrit Patozin, Ridvan Bodën etj. Që të gjithë këta janë shumë më inteligjentë se vet kreu i PD-ës. Kurse fut në listë njerëz anonim sepse me ta ai e ka më të lehtë manipulimin: leqe-peqe. Për Lulzim Bashën lirisht mundë të themi se, as din çka flet,as din ç’ thotë dhe as dinë ç’ bënë.

Dhe përfundimisht 25 Qershori do të jetë dita e fundit e tij si lider partie, sepse këtë tanimë, hapur po e paralajmërojnë edhe deputetët e diferencuar. Por për fat të keq ende ka deputet në PD që nuk e njohin sa duhet  Lulin as shokët e tij…

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …