Jugu i Italisë është i njohur për kultivimin e drogës, dhe është i njohur edhe për veprimin shekullor të Mafies siciliane e italiane Mirëpo kjo mafi për fat të keq nuk funksionon e vetmuar, sepse në të janë përfshirë edhe struktura të tjera, por më së shumti janë prokurorët, ata të cilët ose e ndihmojnë ose nuk e ndjekin as pak. Kjo mafi është e lidhur edhe me grupet kriminale ruso-serbe.
Të sjellim në kujtesë rastin e Milo Gjukanoviqit në Mal të Zi. Kur Mali i Zi kishte marrë udhë pa kthim drejtë pavarësisë nga Serbia, kryesori për këtë pavarësi ishte Milo Gjukanoviqi, politika serbe në bashkëpunim me grupet kriminale dhe me prokurorinë Italiane filluan një propagandë të gjithanshme kundër politikanit, malazez, duke e cilësuar atë si kontrabandistin më të madh në Evropë sidomos me duhan-cigare. Ishte kjo një ofensivë shumë vjeçare serbo-italiane që ishte shtritë në shumë dimensione dhe që kishin qëllim ta pengojnë pavarësinë e Malit të Zi, ta komprometojnë Milo Gjukanoviqin, pse jo edhe ta burgosin si ” narko-kriminel”. Mirëpo politika e vendosur malazeze, për asnjë moment nuk u përkulë para këtyre intrigave serbo-ruse-italiane. Dhe pas një këmbëngulësie të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit dhe faktorit shqiptar, arrijnë që të i mundin këto sfida politiko-kriminale të fabrikuara nga mafia serbo-italiane dhe ta krijojnë shtetin e pavarur të Mali të Zi.
Ngjashëm po veprohet edhe në Shqipëri, ku po përgatitet një skenar politik, si ai në Mal të Zi. Droga në Shqipëri kultivohej fare u pa penguar nga shteti, gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Rasti më skandaloz ishte ai në Llazarat ku hapur kultivohej droga dhe të pa penguar nga as kush, kishte raste kur madje gjatë thatësirave të verës, atje dërgoheshin edhe auto cisterna me ujë për t’i vaditur ato. Për këtë e dinte edhe Evropa. Por të vetmin hap që e bënte Evropa ishte mos dhënia liberalizimit të vizave, dhe asgjë tjetër.
Me ardhjen në qeveri të Partisë Socialiste në krye me Edi Ramën, Qeveria hapin e parë e bëri kundër drogës, në krye me ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahirin. Rezultatet ishin më se inkurajuese, por edhe Evropa kësaj radhe nuk ndenjur duar kryq dhe ia mundësoi Shqipërisë liberalizimin e vizave, që ishte një meritë e mirë-qeverisjes së Edi Ramës. Sajmir Tahiri hapin më të guximshëm e ndërmori kur në Llazarat e futi për herë të parë policinë për t’ i shkatërruar sipërfaqet me drogë, me ç’rast hasi në rezistencë të kriminelëve, ku për pasojë u vra një polic, por aksioni përfundoi me sukses. Pas këtyre sukseseve të policisë dhe ministrisë së punëve të brendshme fillon ajo loja kriminale ngjashëm me atë të Malit të Zi kundër Millo Gjukanoviqit por kësaj radhe kundër Saimir Tahirit. Tani lindin shumë dilema dhe mistere, por logjika thjesht lë të nënkuptohet, mos vallë në Shqipëri droga qenka kultivuar vetëm gjatë qeverisjes së PS- me në krye Edi Ramën, sikur trumbetojnë pikërisht ata që e kanë stimuluar hapur në të kaluarën. Dyshimet janë edhe më të mëdha, kur pikërisht tani Prokuroria italiane u bë aq azhure kundër krimit dhe drogës në Shqipëri, kur vetë mafia italiane me ndihmën e kriminelëve serbo-rus e kontrollojnë drogën.
Sa i përket Sajmir Tahirit, as që dua ta mbroj dhe aq më pak ta sulmoj, fundja drejtësia le të merret me të, nëse një drejtësi e tillë në Shqipëri ekziston?. Por pikëpyetje madhe është se këtu qëndron prapa tërë kësaj katrahure faktori politik i brendshëm dhe ai i jashtëm që së bashku nuk ia duanë të mirën Shqipërisë. Dhe së fundmi Millo Gjukanoviqi dhe Mali i Zi i shpëtuan kësaj katrahure politike të Italisë dhe Serbisë. A do t’ i shpëtojë Shqipëria, në krye me politikanin më inteligjent në Evropë, Edi Rama, mbetet për tu parë. Por duhet pasur shumë kujdes nga prokurorët, provokatorët dhe mafiozët italianë.
Nebi Rexhepi: Donald Trump dhe Rusia: spiunët, skandalet, sipas medieve të Anglisë…
Mjetet e informimit në Mbretërinë e Bashkuar janë më të avancuarat në botë, sepse ato janë shtetërore, por krejtësisht të pavarura. Ato shquhën për objektivitet dhe korrektësi, sepse e kanë një kritikë tejet të aftë, e cila nuk lë vend për ndonjë mangësi informimi. Për nga përcjellja e tyre prijnë kanalet televizive, pasuar nga gazetat dhe radiot. Sa u përket kanaleve televizive ato janë gjithsejt 5. BBC1 dhe BBC2 të cilat janë tërësisht shtetërore dhe nuk merren me programe komerciale, pastaj ITV, kanali 4 dhe kanali 5, të cilat për veç finansimit nga shteti atyre u lejohën edhe programe komerciale. Pasuar me qindra kanale të tjera të tjera të cilat rrjedhin nga këto 5 kanalet e përmendura. Fenomenë i rëndësishëm në Angli është se ata nuk ngutën, por edhe kthim prapa nuk bëjnë, në çfardo fushe qoftë. Të gjitha dukuritë që ndodhin në MB të parët që e vërejnë janë gazetarët, dhe kanë një besuashmëri të lartë në vendë. Por prinë gazetaria hulumtuese…
Më 18 Tetor 2017 nga ora 22 deri në orën 23 sipas kohës së Londrës, Kanali 4 (channel 4), gazetari hulumtues Matt Frei, kishte përgaditur një hulumtim rreth zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA mes Donald Trump dhe Hillary Clinton. Ai kishte përgaditur fushatën e Donald Trampit që në kohën e tij si biznesmen e deri tek zgjedhja e tij si president. Lidhshmëria e tij me Rusinë ishte shum e herëshme, gjithnjë sipas gazetarit hulumtues Matt Frei.
Jo vetëm ai por e tërë familja e Donald Trumpit ishte përfshirë në këtë lidhje me Rusinë. Ato fillonin me biznes, seks, e skandale të tjera të ndryshme. Më 2013 në zgjedhjen e mis-univerzit në një qytet të Rusisë,Trumpi ishte donator i asaj ngjarjeje. Për dy ditë sa ka ndejur në Rusi, njerëzit e Putinit i kanë dërguar femra të pa numërta në dhomat luksoze. Mirëpo të gjitha këto shërbimi sekret i Putinit i vëzhgon me kamera të fshehta, sipas këtij gazetari hulumtues i tërë qëllimi ka qenë, që në një kohë të nevojshme Trump të zgjedhet president dhe të jetë si vegël e Putinit, në mënyrë që nëse Trump devijon nga Putini, ai do t’ia publikoi ato fotografi e që për momentin janë sekrete për Rusinë. Kurse skandalet politike nuk kanë të ndalur, ku ishin të përfshirë djali i tij Donald Trump i riu me një avokate ruse si dhe dhëndërri i tij me agjent rus.
Mirëpo gjithashtu ishte e quditëshme kur një agjent i Putinit Paul Manafort, këtë spiun Putini fillimisht e kishte angazhuar në fushatën presidenciale të Viktor Janukoviqit pro-rus në Ukrainë . Kurse po ky person angazhohët në fushatën e fundit presidenciale në SHBA për ndihmë Donald Trampit. Një lojë politike e stilit famë-keqë rus, ku kishte njerzë të pëfshirë e që kishin eksperiencë që nga koha KGB-ës.
Javën e kaluar në MB ishte për vizitë zonja Hillari Klinton, e cila e kishte marrë vehtën për së mbari, nga ajo humbje e pa pritur, dhe tha hapur se Rusia kishte ndërhyr në ato gjedhje. Duhët vequar se zonja Klinton lënte përshtypje të një zonje të vërtetë botërore, shkëlqente në çdo aspekt. Kurse si befasi gazetarët anglezë i bënë kur i thanë se origjina e saj 75% ishte nga Anglia dhe 25% nga Uelsi, zonja Klinton iu falënderua gazetarëve të BBC1.