Aty ku i fut hundët politika nuk mbinë më as bari dhe kjo u vërtetua me përfaqësuesen e Kosovës, në Shkodër, e cila e filloi mjaft mirë garën për eliminatorët e Botërorit duke fituar një barazim nga shteti verior, Finlanda, që më tepër është e njohur për korrupsionin më të ulët në Europë, për Arusha të bardha dhe për sportet dimërore, kurse futbollin nuk e kanë edhe aq të zhvilluar. Mirëpo si do që të ishte ky një rezultat mjaft inkurajues shpresë-dhënës për të ardhmën. Dhe e ardhmja erdhi shumë shpejt, me entuziazëm të madh pritej takimi me përfaqësuesën e Kroacisë. Iu kushtua aq publicitet i madh sa që shumë spektatorë ia mësyen Shkodrës heroike. Por më të zëshmit ishin disa nga gazetarucët, politikanët, pseudo analistët që mbijnë si si kërpudhat pas shiut, e lloj-llojë diletanësh duke u fryer si bretkocat në moçal. Të gjithë ishin të mendimit se do të “fitojmë”. Kurse politikanët ishin të parët ata që duhej të zgjedhnin menynë e “ushqimit të fitorës” dhe si gjithnjë të parët shkuan për këtë “fitore”. Duhet kujtuar se po këta poltikanë ishin ata që para 4-vitësh, e patën shoqëruar Majlinda Kelmendin në lojërat Olimpike dhe dihe epilogu. Dhe kështu ndodhi edhe në ndeshje me Kroacinë.
Dhe erdhi momenti i fillimit të një dueli mjaft interesantë kundër një kombëtareje e cila më parë ishte e treta në një kampionat botëror. Me të filluar ndeshja nga dëshira e flakët për të shënuar gol, futbollistët tanë bënin gabime fillestare mu si politikanët. Mirëpo futbollistët e Kosovës nga kjo dëshirë, kishin harruar se në Futboll është një Ligj i pa shkruar por i vërtetuar në fushë: “kur nuk shënon gol, pëson gol”. Kurse gabimi i radhës ishte kur ndërhynin në mënyrë të ashpër ndaj futbollistëve kroatë, gjë që i irituan për tej mase fitbollistët mysafirë. Sidomos ishin tepër jo serioze ndërhyrjet ndaj futbollistit sulmues të Kroacisë, Manxhukiq të cilin e vërejta se u revoltua tej mase. Dhe po ky futbollist pa mëshirëshëm shënonte gola në stilin e tij. Ku nga momenti i pësimit të golit të parë u pa qartë se futbollistët e Kosovës dukeshin si një Çetë e shpartalluar pa asnjë koncept për lojë. Dhe në tërësi mungoi artikulimi i lojës ku fajin kryesor e bartë përzgjedhësi, Albert Bunjaku i cili duhet t’i përgatiste futbollistët për çdo sfidë të lojës. Nuk është hera e parë që përsëritet ky gabim, kështu ndodhi edhe kundër Turqisë. Nëse nuk evitohën edhe këto gabime atëherë dihet çka na pret. Pastaj mungonte ai morali patriotik, moral ky që ishte kyq për Shqipërinë e Bashkuar. Dhe nëse vazhdonë kështu duhët të shkojmë pa tjetër me Një Kombëtare.
Ishte kjo një humbje ndaj shtetit fqinj, Kroacisë(e shkuar e harruar) sikur politikanët që humbin territor ndaj shteteve fqinje: kur u humbën territor në mënyrë te fshehur ndaj Mqedonisë, po ashtu filloi edhe me Malin e Zi, ku më në fundë u hasi sharra në gozhdë , dhe po vazhdon me nënshkrim të dëmëshme në dialogë me Sërbinë e cila si “shpërblim” po i burgosë pjestarët e UÇK-së. Futbollistët tanë e kanë edhe shansin e fundit për të mos u denigruar si politikanët kundër Ukrainës e cila politikisht u paraqit jashtë zakonisht keq. Pra Kosova duhet të mobilizohet në moton: Një për të gjithë,të gjithë për një”, “Sulmi është mbrojtja më e mirë”. Pastaj duhet një strategji si në aspektin psikologjik ashtu edhe në atë fizik, dhe nuk bën të na mungojë morali patriotik. Për ndryshe do pësojmë si “poltikanët”.