Historikisht populli shqiptar ka patur dhe ka figura të ndritshme, po ashtu edhe me përmasa botërore sikur janë: Skënderbeu, Nëna Terezë, Ismail Kadare e të tjerë. Derisa Nëna Terezë kishte fituar çmimin më të lartë në botë atë “Nobel” , këtë e kishte fituar edhe një shqiptar tjetër, Ferid Murati nga SHBA-ja, i lindur në trojet shqiptare të Maqedonisë, por për fat të keq nuk iu kushtua ndonjë publicitet çfarë do duhej të ishte, arsyet nuk i di?.
Ismail Kadaresë i ka mbetur vetëm edhe çmimi “Nobel” për ta fituar…kurse çmimet tjera rëndisën njëra pas tjetrës, dhe as që po u shifët fundi. Imperativ i çdo njeriu është të arrijë në majat më të larta, si psh alpinistët, dëshirën më të madhe e kanë që ta pushtojnë majën më të lartë në Botë, atë në Mont Everest me lartësin mbi detare 8,848m, në malët e Himalajeve. Këta alpinistë e sfidojnë edhe vdekjen për ta pushtuar at majë magjike. Kurse dëshirë e çdo shkrimtari është ta marri çmimin “Nobel”. Për ta marrë këtë çmim nuk është as pak e lehtë, sepse aty shoshitën të gjitha imtësitë, duke filluar që nga lindja.
Veprimtarinë e vet Ismail Kadare e filloi me botimin e romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Por për tu botuar ky romanë nuk kishte qenë punë e lehtë. UDB-ja serbo-sllave gjithmonë në agjendën e vet e kishte atë kundër Shqipërisë, me ç’rastë dërgonte spiuj për qëllime të veta anti- shqipëtare. Njëri nga këta ishte Kapllan Resuli. Duke lexuar gazetën e atëhershme studentore “Bota e Re”, shkruante qartë se për botimin e romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, ishte ngritur mjaft pluhur, sa që ishte vër në dyshim botimi i tij. Udbashi Kapllan Resuli kishte kërkuar që romani mos të botohët, kurse Ismail Kdare të burgosët. Mirëpo në skenë del shërbimi sekret Shqipërisë, ia kontrollojnë banesën Kapllan Resulit aty gjejnë material të dyshimët pro-serbë. Me ç’rast, bie vendimi përfundimtarë: Romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të botohët, kurse Kapllan Resuli e merr denimin e merituar diku afër 30 vite. Shtrohët pyetja logjike çka do të kishte ndodhur sikur shërbimi sekret i Shqipërisë të mos ishte në nivel të dëshiruar, botimi i romanit do vihej në pikë-pyetje, akoma më keç, do rrezikohej edhe burgosja e Ismail Kadaresë.
Nga botimi i romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Ismail Kadare ngritët në majat më të larta të Shqipërisë, madje i tej-kaloi edhe kufitë shtetëror. Duhët cekur se nga kjo kohë u kriua një aliazh i pandashëm mes Ismail Kadaresë dhe SHqipërisë Socialiste, shteti e stimulonte me privilegje të pa kufishme, kurse ky me penën e art shkruante në superlativë për të.
Në fund të viteve ’80-ta, Kosovën e mbuluan retë e zeza të Serbisë, as zogjët më nuk cicërronin, qielli ishte grysur i tëri, toka lahej me gjak të njomë nga rinia Shqipëtare, mjetet e informimit u mbyllën të gjitha… Në atë kohë e vetmja frymë-marrje ishte ajo nga Shqipëria, por për fat të keç edhe kjo frymë-marrje për një moment u ndalë, sepse: “Skrimtari i mirënjohur shqipëtar Ismail Kadare kërkoi azil politik në Francë”. Ishte ky një lajmë shokues,sipas bindjes sime të thjeshtë, dyshoi se ky është shkaku kryesor për mos-marrjen e çmimit “Nobel”.
Kërkim azili i Ismail Kadaresë shkaktoi për herë të parë përqarjen politike mbarë shqiptare, për tu mos rimëkëmbur as edhe në ditët e sotme. Ishte ai një moment që shkaktoi polemika nga më të ndryshmet. Disa e përkrahnin e disa e kundërshtonin. Prapë po bazohëm në gazetën studentore “Bota e Re”, ku mendimin më të ashpër e kishte dhënë babai i Ismail Kadaresë i cili nuk e kishte mirë-pritur këtë akt të tij. Dritëro Agolli kishte thënë: “Një gjë e tillë nuk iu është dashur ta bëjë, edhe për kundër kësaj ai nuk do të anatemohët”. Në atë kohë në Shqipëri të gjithë e kishin kritikuar atë kërkim-azili.
Atë që nuk e bëri Ismail Kadare për Shqipërinë e bëri Akademik Rexhep Qosja, i cili për mes valëve të radios “Zëri i Amerikës” i cili dha deklaratën më të menqur që është dëgjuar ndonjë herë: “…Lajmi ishte shokues … Ftoi Ramiz Alinë që ti hapë proceset demokratike…”. Ramiz Alia pas një kohe të shkurtër, hapi rrugën për pluralizëm politik, pa gjak-derdhje.
Pas kërkim azilit të Ismail Kadaresë në Francë ai filloi një propagandë sipas mendimeve të nfryshme e egzagjërur, se ai paska qenë i ndjekur nga sigurimi etj etj. Këtu duhët cekur vetëm një fakt se ai nuk ka qenë i ndjekur na sigurimi por i priveligjuar. Liri Gjoliku një pionere e Luftës së dytë botërore, e pastaj gjykatëse, kryetare e gjykatës kushtetuese dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë në librin e saj: “Jeta ime në tri kohë”, ku e përshkruan rastin e tij, në faqet 307-310. Ajo në mënyrë autentike e përshkruan kofliktin e failjes Kadare me Janulla Rrapin. Një çështje që do të bëhej problem i madh në atë kohë ishte një letër që më ishte drejtuar, si drejtoreshë e ligjshmërisë, nga shtetësja Janulla Rrapi.Ajo theksonte se ishte dënuar padrejtësisht nga Gjykata e Rrethit të Tiranës, kurse ndaj Ismail Kadaresë,për të cilin ajo ishte ankuar për fyerje e rrahje,gjykata nuk kishte marrë asnjë masë. Historinë e marrëdhënjeve të familjes së shkrimtarit dhe shtetases Janulla Rrapi, ne si drejtori e dinimin këtë rast, kur kësaj i kishin përjashtuar djalin nga nga Liceu Artistik, sepse ky i fundit e dashuronte vajzën e Ismailit. Ajo ankohej edhe në lidhje me dëniminme riedukim nëpërmjet punës prej 12 muajsh. Autorja më tej shkruan. Pa pritur e pa kujtuar unë u thirra nga një nga nënkryetarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili më kërkoi llogari se pse letra kundër Ismail Kadaresë ndodhej në dosjen e gjykatës. Pastaj ai nënkryetar iu kishte drejtuar gjkatëses me këto fjalë: “Ke bërë gabim,” – i kishte thënë anëtari i Byrosë Politike, pastaj kishte vazhduar – : “Ismail Kadare është personalitet dhe ne duhët ta ruajmë” …