“Lideri” i tashëm i PD-së, Lulzim Basha, është vetëm figurë pioni në shah dhe asgjë tjetër, sepse aty ka qenë dhe është Sali Berisha. Është e habitshme se si nuk e kuptuan këtë disa demokratë mjaft të zhdërvjellët si: Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Arben Imami … Deri më sot një gjë është e ditur se kush ka ngritur zërin ndryshe është diferencuar nga Sali Berisha, qoftë në mënyrë të drejtë apo tërthore.
Që nga themelimi i PD-së e deri më sot, aq i kanë bërë dëmë Shqipërisë sa që as armiku i jashtëm sdo kishte bërë më zi. Me të marrë qeverisjen e pas tranzicionit politik, Sali Berisha si lider i kësaj partie e shndërroi Shqipërinë në një diktaturë të llojit të vet, duke burgosur ish komunistë me aktakuza krejtësisht politike. Pastaj në vend se ta zhvillojë ekonominë, e shkatërronte atë bashkë me infrastrukturën e qyteteve, ku ndërtoheshin objekte pa asnjë plan-urbanistik tamam si në shtetet afrikane. Ai me vetëdije bëri atantat në infra- strukturën rurale, ku nuk la rrënjë druri pa e shkulur. Më skandalozja ishte ajo e shkatërrimit të ullinjëve dhe përgjithësisht pyjeve dhe pronave kolektitive.
Sa i përketë jetës politike kjo parti e filloi në mënyrën më të keqe të mundshme. Kur ish Jugosllavia u shpërbë, të gjitha republikat disa me gjak-derdhje, synonin pavarësinë e tyre. Njëra nga këto ishte edhe Maqedonia e cila edhe sot ka probleme me emrin. Në këtë republikë sikur dihet nga të gjithë është një përqindja e lartë me shqiptarë dhe ajo që është mjaftë e rëndësishme, ata kanë një territor kompakt, që shtrihët nga veriu i Kumanovës e deri në jug te Ohri. Maqedonia pritej të shpallte pavarësinë, faktori shqiptar i bënte presion Sali Berishës që mos ta njeh këtë shtet pa i pranuar të drejtat e mohura të shqiptarëve. Sali Berisha nuk i përfilli këto kërkesa të tyre dhe e njeh si shtet Maqedoninë. Kurse Maqedonia si “shpërblim” i fshinë Shqipëtarët nga elementi kushtetues, i ksaj republike. Dhe pastaj u desh të derdhet gjaku rrëke për ta përmirësuar pozitësn dhe sot e kësaj dite ata vuajnë nga shtypja sllavo-maqedone. Rasti rrëqethës është ai aktual i Kumanovës.
Pastaj Kosova me në krye UÇK-ën, e kishte nisur një epokë të re botërore për krijimin e shtetit të Kosovës, me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin. Prokuroria e Serbisë ngriti akatakuzë për ta burgosur, disa herë, por pa sukses. Berisha nuk e mori në mbrojtje Adem Jassharin as bashkëluftëtarët e tij. KS i KB i vë embargo të naftës Serbisë, i vetmi Sali Berisha nuk e përfilli këtë embargo, gjë që e tërë bota ishte tronditur. Por politika degjenerues e Sali Berishës as-sesi të ndalej, ngjarjet tashmë të njohura të vitit 1997, për fat të keqë dihet se në çfar kaosi politikë ishte Shqipëria.
Gabimet poltike të kësaj partie nuk kanë të ndalur, por tash me nënshkrime. Kur Kosova e fitoi pavarësinë falë gjakut të derdhur rrëke, dhe Mali i Zi që e fitoi pavarësinë nga Serbia, Sali Berisha me figurën e shahut pionin Lulzim Basha tani politikën e tyre tejet të dyshimët e zhvendosin me armikun tjetër shekullor, Greqinë. Në vitin 2008 nënshkruajnë marrëveshjen famë-keqe për për një pjesë të detit e pasur me sasi të madhe të naftës t’ia kalojnë Greqisë. Por për fat të mirë Gjykata Kushtetuese e vlersoi si anti-kushtetuese. Pastaj viti 2011 kur vranë 4 demonstrues ta pa fajshëm.
Por kulminacioni i tërë këtij turpi politikë rezultoi pak ditë më parë, kur në Himarë duhej të prishej një objekt pa leje të planit urbanistik, ku Greqia ashpër reagoi kundër. Dhe menjëherë minoritarët grekë u ngritën në protestë me flamurin grek, por aty ishte edhe një flamur i huaj. Aty mund të kishte çfardo flamuri për veç atij Kuq e Zi. Dhe në vend që të mblidhët faktori politikë shqipëtar për këtë brengë, PD-ja e Sali Berishës u del në krahë këtyre nacionalistëve grekë. Duhet cekur edhe këtë se PD-ja disa herë më parë e kishte votuar kandidatin minoritar grekë për inati të PS-ës . Kësaj politike nuk po i vie era e mirë, dhe me të drejtë shtrohet pyetja logjike: nga po rrëshqet PD-ja e Sali Berishës.