Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Kombëtarja Shqiptare shkoi kokë lartë dhe u kthye me kokën lartë

Se sporti po e ngrit kombin shqiptar lartë e më lartë, kjo tashmë po shihet në mbarë botën. Por kjo është diçka e pa krahasuar kur arrihet në Kampionatin Evropian të futbollit, të cilin me kërshëri e përcjellë mbarë bota, ku Shqipëria e Bashkuar me futbollistët e vet  shkroi historinë e futbollit evropian dhe botëror.

Që nga fillimi i kualifikimeve për Kampionatin Evropian të futbollit “Franca 2016”,e nisën si është më së miri e mundën, Portugalin e Ronaldos futbollistit më të mirë të botës. Për ta vazhdur me ndeshjet tjera gjithnjë për synim ëndërren shekullore për t’u kualifikuar për këtë Kampionat. Nuk ishte aspak e lehtë sepse fati deshi që në grup të na bie Serbia, ku në Beograd futbollistët e bashkuar Shqipëtar treguan heroizmin e pa parë para atyre racistëve që ishin turpi i Evropës që lejojnë skena të tilla raciste se si mbrohet flamuri, ishin në gjendje edhe të vdisnin. Sikur të ishin edhe politikanët të tillë të vendosur?. Kurse heroizmin e dytë futbollistët shqiptarë e treguan pikërisht kundër Serbisë  ku i treguam botës se si pritet mysafiri në shtëpi. Dhe më në fund Shqipëria u kualifikua për herë të parë në historin futbollit.

Fillimi çdo herë është i vështirë. Kjo ndodhi në ndeshjen e parë. Por ndodhi mrekullia në ndeshjen e dytë kundër nikoqirit të kampionatit ish kampionit botëror dhe evropian Francës, pa marr para syshë rezultatin kjo ishte një ndeshje ku e mahniti mbarë botën me lojën e futbollistëve shqiptarë. Ishte kjo njëra ndër lojrat më të mira të Kampionatit deri në ato momente, ku pati mjaft komentime pozitive nga të gjitha mediet botërore. Duhët veçuar një kanal televiziv anglez ku një analist i cili më parë ish futbollist i Kombëtarës Angleze, Jan Vrajt para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Francë i kishte vizituar tifozët shqiptarë e kishte vuar në kokë plisin e bardhë,  kishte veshje me simbole kuq e zi.Por madhështorja u bë kur erdhi në studio e përshkruajti atë rast në mënyrë fantastike. Dhe në studion e atij televizioni me grushta në stilin e shqipëtarëve brohoriste KUQ E ZI, KUQ E ZI, KUQ E ZI. Ishte një moment i pa përshkruar.

Dhe kur shqiptarët janë të vendosur dhe të palëkundur në sukseset, për t’i arritur ato nuk ka forcë në botë çë u del në ballë. Nga pësimi i golave në shumë ndeshje nga minuta e 89 pra në lojën shtesë. Edhe kjo e metë u tejkalua ashtu siç vetëm shqipëtarët e Bashkuar dinë. E mundën Rumaninë ku për 95 minuta të thuash nuk e la kundërshtarin as të marrp frymë. E shkruan Historinë e futbollit shqiptar. Arritën fitorën e parë në Kampionatin Evropian. Ky Gëzim është i pa përshkruar dhe është shumë dimensional. Nga sot të gjithë shqipëtarët jemi krenar dhe me kokën lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …