Se ky Kuvend që nga fillimi nuk e nisi mbarë, nuk do as edhe një koment. Por si erdhi deri te kjo situatë? Zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sollën shumë paqartësi por edhe qartësi. Ku që në start të konstituimit të organeve politike, pati shumë telashe. As njëra parti nuk mund ta krijonte e vetme Qeverinë pa arritur koalicion me parti të tjera. Por koalicioni nuk mundë të bëhej edhe aq lehtë, pasi as njëra parti nuk dëshironte koalicion me PDK-ën, për shkakun e keq qeverisjes paraprake.
Ku pas një kohe ishte krijuar VLAN-i i cili kishte për qëllim ta dërgonte në opozitë, PDK-në më në krye Hashim Thaçin. I caktuan emrat për poste udhëheqëse, ku për kryetar të Kuvendit e propozuan Isa Mustafën. Pas shumë peripecive VLAN-i e voton dhe e zgjedhë për kryetar të Kuvendit. Mirëpo më vonë doli se zgjedhja e Isa Mustafës ishte jo kushtetuese.
Isa Mustafa kishte harruar që në fushatën para zgjedhore kishte hedhur akuza nga më të ndryshmet, dhe tepër të vrazhda ndaj PDK-ës dhe Hashim Thaçit . Këto tanimë dihen nga të gjithë. Arrin një koalicion Jo normal me PDK-në dhe liderin e saj Hashim Thaçin. Me një fjalë ia kthen shpinën Vlanit, devijoi nga votat që i kishte marrë nga zgjedhësit e vet, e çka jo tjetër. Por as që është pritur diç më mirë nga ky ish komunist Jugosllav. Këtu duhet shtuar se Isa Mustafa kohë më parë e kishte rrëzuar Fatmir Sejdiun nga lideri i partisë. Me arsyetimin se e kishte shkelur Kushtetutën dhe kishte bashkëpunuar me Hashim Thaçin. E vetë…Shkelë mbi gjithçka vetëm për t’u bërë kryeministër. Dhe pas shumë marifetllëqeve arrin koalicion me PDK-në, ku deri dje skajshmërisht e urrente. Shumë kush këtë koalicion Jonormal e krahasonte me atë fjalën popullore: “Krisi pushka i doli flaka…”
Dhe vërtetë ashtu doli. Me t’u krijuar institucionet Shtetërore, filluan të këqijat në Kuvend njëra pas tjetrës, duke u thirrur në numrat “famoz” që i krijuan pas koalicionit jonormal. E filluan me ecurinë e pa kuptimtë për votimin e gjykatës speciale që do të jetë shumë e dëmshme dhe e dhembshme për Popullin dhe Shtetin. Opozita u përpoq me mjaftë mund ta pengonte këtë votim. Për fat të mirë ia arriti, që në votimin e parë ta pengojë. Por fatkeqësisht kaloi në votimin e dytë. Që nga ky votim i pakuptimtë, Opozita filloi të bashkohet fuqishëm,duke krijuar opozitën më efikase që nga paslufta. Por ky koalicion Jonormal, nuk u ndal me kaq. Filloi me nënshkrimet kundër Kushtetuese për Demarkacionin me Malin e Zi dhe “zajednicën” serbe. Sa i përket Demarkacionit do ishin humbur mbi 8mijë hektar territor. Kurse nënshkrimi kundër Kushtetues me Serbinë,do krijohej një Qeveri paralele serbe në Republikën e Kosovës.
Por të gjitha këtyre të këqijave iu kundërvu Opozita më e guximshme në Evropë. Pra Kuvendi hyri në Rrugë me dy kahe krejtësishht të kundërta. Ku në njërën anë Opozita duke mos pasue as edhe një rrugë të vetme për të mbrojtur Sovranitetin e Shtetit, në Kuvend filloi të hedhë Gaz lotë sjellës. Këtu duhet cekur se ky Gaz po e mbron Shtetin dhe Popullin nga më e keqja që mund t’i ndodhë nesër e pasnesër… Kurse në rrugë filluan me protesta të aktivistëve të tyre. Ku i përdorën mënyrat më të Kulturuara, si hedhja e vezëve në drejtim të ministrave qeveritar, hudhjen gurëve dhe gjësendeve të tjera të lejuara në Botën Demokratike ndaj keq qeverisjes. Kurse në anën tjetër kemi një keqqeverisje e cila shkel Kushtetutën, dhe vazhdon të qeverisë me Shtetin më të varfër dhe me Popullin më të izoluar në Evropë.
Mirëpo më 17 Shkurt Populli bëri një Demonstratë jashtëzakonisht të fortë, çfarë vetëm Ai di të bëjë, si në të kaluarat e Lavdishme. U mblodhën në Numër të Madh, të veshur si është më së miri, me petkun Kuq e Zi. Prishtina sikur përgatitej me fjalën:
O Sa Mirë Më Qenë SHQIPËTAR…
Ishte një Demonstratë çfarë është e pa mundur të përshkruhet me fjalë.
Demonstruesit në mënyrën më të kulturuar dhe madhështore iu afruan Objektit të Qeverisë, ku qeveritarët ishin ngujuar dhe ia dhanë kartonin e Kuq. Kjo nënkupton përjashtim… Kurse Qeveria në vend se të dali e t’i përshëndes…Më vonë doli para medieve me fjalorin më primitiv, që nuk ia vlen të komentohet…
Ndërhyrja e forcave të sigurimit të Kuvendit ndaj deputetëve është jashtë çdo normaleje, dhe në nivelin më të ulët të Kulturës Demokratike. Me një urrejtje tepër të pakuptimtë. Rasti më skandalozë ishte ndërhyrja brutale ndaj deputetes të zgjedhur me votën legjitime të Popullit Albulena Haxhiut.
Ky ishte një rast i shëmtuar…
Dhe Kuvendi hyri në një kaos të vërtetë politik, ku përfundimisht më nuk ka kushte normale për vijim. E vetmja zgjidhje është: Të Shpallën zgjedhjet e reja, dhe ta nxjerrin Kuvendin nga kjo gjendje e jashtëzakonshme.