Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, në vend se të lulëzojë jeta dhe ekonomia, për fat të keq ndodhi e kundërta. Morën hov të gjitha të këqijat. Është e pa mundur të cekën të gjitha ato, por detyrimisht disa duhet cekur dhe kujtuar. Krimi në Shqipëri filloi me kultivimin e drogës, i pa penguar nga qeveria e Sali Berishës mori hov me shpërndarje gjithandej Evropës. Ekonomia dhe krejt ajo që ishte ndërtuar për 45 vjet filloi ta shkatërrohet.
A s’ është ky krim?
Menjë herë pas rënies së komunizmit në Shqipëri, gjatë qeverisjes së Sali Berishës në qendër të Tiranës këndoheshin këngët serbisht, sikur të ishe diku në Serbi, e mos të flasim në pjesët veriore sidomos në Rrethin e Shkodrës ku dasmat ngazëlleheshin me këngë e valle serbe.
A s’është ky krim ?
Filloi një migrim ilegal, ku nga porti i Vlorës para hundëve të qeverisë së Sali Berishës vepronin legalisht, në mënyrë klandestine deportonin njerëz për në Itali. Ku për fat të keq pati shumë të mbytur në ngushticën e Otrantos.
A s’është ky krim?
Shqipëria ka dalje në dy dete, në Adriatik dhe Jon, ku falë pozitës gjeografike ishte në kushte shumë të favorshme turistike. Gjelbërimi ishte fantastik, një natyrë ku dominonin ullishtet që janë shumë tërheqëse për turistë, veç lipsej një infrastrukturë rrugore,dhe çdo gjë do ishte për së mbari. Ndodhi e kundërta e prishi gjelbërimin i shkatërroi teracat e ullinjve (për të bërë një rrënjë ulliri nevojitën dyzet vite),bëri atentat në natyrë,infra- strukturën rrugore e solli në gjendje katastrofike, hekurudhat filluan të shkatërrohen sidomos ajo Shkodër-Podgoricë ku binarët e hekurudhës shiteshin në Mal të Zi për skrap, etj,etj.
A s’është ky krim?
Pastaj marrja e parave nga populli me fajde i njohur si Piramida, kjo në Botën Demokratike cilësohet si Larje Parash dhe cilësohet si krim. E tërë paraja përfundoi në duar të pista, dhe ishte thënë se janë paratë më të ndershme të një popullit të vuajtur.
A s’është ky krim?
Derisa Serbia armatosej nga të gjitha anët përgatiste ushtrinë dhe policinë serbe për të bërë hatanë mbi shqiptarët e Kosovës, në Shqipërinë e Sali Berishës në vitin 1997 shkatërrohet Policia, hiq më mirë nuk kaloi as ushtria, ku lëshuan kazermat, armatimi kaloi në duart e popullit i pa kontrolluar nga as kush, vriteshin njerëzit për hiq gjë. Shqipëria kaloi në një gjendje kaotike-anarkike. As armiku i jashtëm s’do kishte bërë më Zi.
A s’është ky krim?
Kur e tërë Bota i vë embargo Serbisë për shkak të krimeve që bënte ndaj popullatës së pa fajshme liridashëse të Kosovë. Të gjitha Shtetet fqinje me Serbinë e zbatonin këtë embargo madje edhe Rusia. Vetëm Sali Berisha e theu këtë Embargo i cili në mënyrë të organizuar e furnizon me Naftë Serbinë e Millosheviqit. A s’është ky krim?
Futja e sistemit Gjyqësor atë të Prokurorisë nën ombrellën e vet, e që është rreptësisht ndalur me ligj në mbarë Botën Demokratike,dhe cilësohet si vepër Penale. Pastaj vrasja e demonstruesve në Bulevard pa asnjë shkasë.
A s’është ky krim?
Këto dhe shumë krime të tjera, që kanë mundur të shihen në rrezen e Diellit dhe akoma më keq para këtyre krimeve i mbyllën sytë në pikë të ditës. Dhe të satën herë po kërkohet për “krime” që janë bërë gjoja në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore.
Iniciativa të tilla kishte edhe më parë, nga të cilat as një nuk ndodhi. Sa u përket burgosjeve dhe vrasjeve të atyre pro-fashistëve, të tillë ka pasur në mbarë botën demokratike. Duhet cekur disa, në Shqipëri pas lufte. Nëse dikush mbron pushkatimin e pro-Jugosllavëve si Koçi Xoxe etj e kanë gabim fund e krye, sepse ata e morën dënimin e merituar. Pastaj burgosjen e atyre që ishin bashkëpunëtorë të armikut, nëse dikush e konteston, këtë e ka gabim. E nëse dikush e mbron burgosjen e Kapllan Resulit ish UDB-ashit serbo-sllav me plotë kuptimin e fjalës e ka gabim. Po ky UDB-ist me tu liruar nga burgu, ik në Zvicër prej nga e mohon ekzistimin e shqiptarëve në Mal të Zi. Kurse sa u përket burgosjeve politike diku kam lexuar se disa nga ata, kur kishte vdekur Enver Hoxha kishin thënë: Tash Jugosllavia do ta çlirojë Shqipërinë. Dhe nga e tëra kjo kur krimin e aktual e kemi para hundëve, duket kërkuar dënimin e krimeve që janë bërë në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve.