Familja Buçaj e Artanës së Prizrenit, e prejardhur nga Malësia e Budakovës, luftës për çlirimin e kosovës i ka dhënë kryefamiljarin, Nebih Buçaj e bijtë e tij, Enver Buçaj dhe Imer Buçaj. Kjo familje atdhetare me kohë ishte orientuar në rrugën e çlirimit dhe bashkimit të trojeve të Shqipërisë. Këtë e dëshmoi me vepër në kohën e luftës së UÇK-së.
Nebih Buçaj u lind në Budakovë më 28 maj 1të vitit 1941. Ai nga Budakova kishte shkuar në Arbanë të Prizrenit për të jetuar, që nga viti 1971. Atje ai do të përballet edhe vështirësitë e jetës dhe me vuajtjet e mëdha dhe të pa- përshkruara për pjesët e atdheut të pushtuara nga serbët, malazezët, maqedonasit e grekët.
Megjithëkëtë ai jetonte edhe atë pjesë të kënaqësisë, që ia falte familja e fëmijët e tij, që po i rriste me përkushtim dhe atdhetarizëm të madh. Ndjehej i interesuar për lëvizjet atdhetare dhe gëzohej që djemtë e vajzat më të mira të Atdheut po i dilnin zot e po bënin përpjekje, sakrifica, heroizma e madhështi, po bënin vepra të shquara atdhetare, që kishin për qëllim Shqipërinë ta bënin një dhe të pandarë me të gjitha hapësirat ne saj etnike. Në këtë frymë i edukonte fëmijët e tij, prandaj edhe Enveri, djali i tij u radhit në formacionet ushtarake të UÇK- së heroike.
Nebih Buçaj punoi gjithnjë me ndershmëri e s`u ndal kurrë. I nderuar nga shokët e ata që e njihnin ai gëzohej që po i jetonte ato çaste, ndaj edhe ai me ndershmëri e dashuri njerëzore e atdhetare i përshëndeste njerëzit, madje çohej në këmbë edhe për një fëmijë.
Ai fillimisht punoi si shofer në punët e tij private. I detyruar për të përballuar jetën dhe për t`i rritur fëmijët nuk bëri aspak zmbrapsje në punë, ai shkonte në fshatrat e Hasit dhe pa hezitim i merrte banorët asaj pjese në kamion. Po kështu ai i ndihmoi edhe mësuesit që punonin në fshatrat e Hasit, i merrte në makinën e tij dhe i nderonte e i trajtonte në mënyrë të veçantë, sepse ata vuanin edhe në udhëtime, meqë shumë rrallë kishte autobusë.
Kështu Nebihu krijoi njohje të shumta dhe duke qenë i prirë vetëm nga mirësia dhe karakteri i shëndoshë prej një atdhetari dhe shqiptari të devotshëm, atë e nderonin dhe çmonin aq shumë aq sa ishte e pa mundur qoftë edhe një çast të vetëm të shëtiste e të mos përshëndesnin njerëzit e shumtë e të gjitha anëve të Prizrenit me rrethinë.
Më vonë ai punoi shofer i ndërmarrjes punonjëse “Ballkani” të Therandës ish-Suharekë. Në autobusin e punëtorëve merrte njerëz të shumtë hallexhinj, të njohur e të panjohur. Ndërsa në vitet 89-90 ta të shekullit të kaluar, ai në vend se t’ i çonte punëtorët në fabrikë, i çonte në demonstrata në Prishtinë. Kështu ai fitoi një admirim të madh, prandaj njerëzit e nderonin dhe çmonin shumë.
Ishte gjithnjë i interesuar për zhvillimet politike dhe të përgjithshme në trojet shqiptare. Kishte shfaqur gjithnjë mendimin se duhet të ngrihen në këmbë djemtë më të mirë të popullit për të luftuar kundër Jugosllavisë dhe Serbisë, sepse vetëm ashtu mund të shporreshin armiqtë nga viset shqiptare.
Pasi kishte dëgjuar, se burrat trima e atdhetarë, më të mirët e popullit shqiptar, kishin formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, atij i bëhet zemra mal, prandaj me të gjitha forcat e tij mendore, fizike e shpirtërore vihet në shërbim, në ndihmë të kësaj ushtrie, së cilës i dha si ushtar, nderi e krenarie të birin Enverin, Imerin dhe veten e tij.
Në kohën kur popullatën shqiptare të asaj pjese po e dëbonin nga trojet stërgjyshore më, 28 mars 1999 shtëpinë e Buçajve, në Arbanë e rrethojnë policia, ushtria shqiptar-vrasëse serbe. Nebihu si kryefamiljar e kishte hallin e vetëm për t`i larguar fëmijët dhe gratë nga shtëpia dhe për t`i siguruar në pjesën e atdheut të lirë, në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa fëmijët dhe gratë ishin bashkuar atyre që po dëboheshin, nga trojet e tyre. Nebihu me djalin, Imerin qëndruan në shtëpi , aty kishin qenë edhe Enveri dhe Fadil Ferati, ushtarë të UÇK-së. Siç rrëfen edhe Xhemaili për babain e tij Nebih Buçaj, ai gjithnjë u kishte thënë, se do të luftonte kundër Serbisë dhe duhet t`iu tregojmë serbeve se kjo tokë është shqiptare, është Shqipëria vetë.
Me zjarrin e urrejtjes shekullore kundër pushtueve serbë, Nebih Buçaj me tre yjet e rinj ndriçues të atdheut, Imerin, Enverin dhe Fadilin shtinin me armë kundër forcave ukupatore serbe, e cila kishte epërsia në numër dhe me mjete lufte. Atë ditë, më 28 mars 1999 në altarin e Atdheut kanë rënë trimërisht e heroikisht: Nebih Buçaj, Enver Buçaj, Imer Buçaj dhe Fadil Ferati. (I. I.)
Kontrolloni gjithashtu
Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)
Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …