Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: A mund të mbijetojë Kosova e vetmuar?

Është një temë mjaft komplekse ku mundet të konsiderohet si shpatë me dy tehe. Për këtë kësaj rradhe duhët ndërlidhur popullin e Kosovës si faktor kyç deri më sot. Vuajtjet më të mëdha popullit të Kosovës ju bënë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore  si rrahjet, burgosjet, vrasjet, e çka jo tjetër. Ishte ajo periudhë e errët kohore ku thuajse populli u dorëzua me simptome të vështirësuar frymëmarrje. Mirëpo në momentet më të vështira popullit të Kosovës i del në ndihmë i pavdekshmi Adem Demaçi. Me guximin e vetë, ai fillimisht i japë frymëmarrje popullit. Nuk vonojë shumë populli shqiptar i Kosovës dhe Adem Demaçi u mishëruan njëri me tjetrin sa që lidhen një lëgurë metalike që nuk kishte forcë për t’a ndarë. Lëgura është një kombinim i metaleve me një ose më shumë elementë të tjerë. Për shembull, duke kombinuar elementet metalike ari dhe bakri prodhon arin e kuq, ari dhe argjendi bëhet ari i bardhë etj..

Nga kjo lidhje populli shqiptar i Kosovës shumë shpejtë u rimëkëmb, duke ngritur kokën lartë. Aktivitetet popullore ilegale lulëzonin gjithandej trojeve Shqiptare në ish Jugosllavi, kuptohet epiqendra ishte në Kosovë. E gjithë kjo mrekulli rezulton me demonstratat e vitit 1968 . Këto demonstrata hapën shumë rrugë drejt qëllimit të atëhershëm Bashkim me Shqipërinë. Pas atyre demonstratave Kosovës iu dhanë disa të drejta. Është më se e pamundur të përshkruhen të gjitha, por duhet veçuar dy sosh. E para rrëzimi i Aleksandar Rankoviqit, ku Serbia pësoi disfatë të thellë politike, dhe duhët pranuar në atë kohë fillon një demokratizim sadokudo jo më brutal ndaj shqiptarëve. Kurse e dyta ishte lejimi i përdorimit të Flamurit Kuq e Zi. Pas këtij lejimi në Kosovë filloj të valvitet flamuri shpirtërorë Kuq e Zi, që irritojë tejmase popullatën serbe të cilët filluan masivisht të shpërngulen për Serbi. Kjo është një vërejtje serioze në Kosovë që duhët të jenë të vëmendshëm për rëndësinë e Flamurt Kombëtar.

Në fillim të viteve 70-ta në ish Jugosllavi përgatitej një rend i ri kushtetues ku republikave u ipte të drejta deri në shkëputje. Serbia në atë kohë as që interesohej për Kosovën, e krahasonte si një vend të prapambetur, ashtu ishte sepse papunësia ishte më e larta në Evropë, standardi jetësorë gjithashtu. Ishte një shans jetike që Kosova të avansohej në statusin e Republikës. Duhët ripotencuar edhe një fakt se në ato vite kurrë RTB (Radio Televizioni i Beogradit) nuk ipte ndonjë lajm nga Kosova. Thënë troç e kishte lënë gisht pas dore.

Fatkeqësisht, kur pritej hapi përfundimtar për ardhmërinë e Kosovës në skenë dalin paaftësitë politike vendore në njërën anë dhe armiku më i madh i shqiptarëve  “ shoku” Tito i cili vet ishte pengesë për mos bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe pengesë për Kosovën Republikë. Gabimi katastrofal i politikës së Kosovës në atë kohë ishte thënia famëkeqe: Kosova nuk mund të mbijetojë pa Serbinë.

Dhe në vitin 1974 Kosova fiton statusin e elementit konstituiv në ish Jugosllavi, kuptohet edhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk ishte kjo një arritje çfarë priste populli dhe Adem Demaçi i cili ashpër e kundërshton këtë paturpësi me ç’rast denohët me 15 vjet burg të rëndë, si dhe grupi i tijë Ilaz Pireva, Ismail Dumoshi,Selatin Novosella etj. Pas kësaj populli krijoj ndoshta vetëdijen më të lartë në Evropë ku fillon t’i marrë kompetencat në duar të veta me anë të shkollimit. Një arritje e madhe ishte edhe hapja e Universitetit në Prishtinë që ishte dera e shtetësisë së Kosovës.

Pas ardhjes në pushtet kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, e rikthehen dhunën në Kosovë duke përfshirë që nga institucionet e deri te vrasjet duke mos kursyer kurrfarë grupmoshe. Por edhe populli i Kosovës nuk ndejti duar kryq. Rezistonte ndaj Serbisë pa ndalur sipas kohës dhe rrethanave. Rezistencat fillimisht ishin nga demonstratat masive, të përditshme gjithandej Kosovës. Një lehtësim i erdhi popullit kur u lirua nga burgu simboli i rezistencës shqiptare Adem Demaçi. Koha sa rridhte situata përshkallëzohet në mënyrë dramatike dhe me pasojat tepër të vështirësuara. Populli shqiptar arriti në pikën kritike për mbijetesë. Me vetëdije të lartësuar konstaton se ndarja nga Serbia mund të bëhet vetëm me pushkë. Koha erdhi që më në fund Kosova t’a krijoi Ushtrinë e vetë. Këtë e bënë me ndihmën e Komandantit Legjendar Adem Jasharit duke e pagëzuar me emrin: Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dihej fakti se Kosova ishte e pa mundur të çlirohej e vetme. Por UÇK zhvilloj një luftë më të përsosur në Botë atë guerile. Falë kësajë luftës të shenjtë të UÇK, dhe vrasjeve e masakrave më çnjerëzore nga ushtria serbe e Millosheviqit e gjithë bota u ngrit në këmbë t’i ndihmoi Kosovës…

Më në fund Kosova u çlirua nga Serbia, falë UÇK dhe NATO-s. Liria për Kosovën erdhi, ishte një Gëzim anekënd botës. Dhe natyrisht tashmë ishte radha për rimëkëmbjen ekonomike, dhe krijimi i institucioneve relevante shtetërore. Por këtu fillon e keqia më e madhe që askush nuk e ka pritur, një hasmëri ekstreme mes partive politike, fillimisht LDK-PDK. Aq ishte përshkallëzuar sa që nuk konsideroheshin si kundërshtarë politikë por gati si armiq. Ishte një situatë e brishtë politike ku edhe faktori i jashtëm politikë e zbehë përkrahjen e mëtutjeshme. Këtë më së miri e shfrytëzoj Serbia e cila e ndrron diskursin e vet politikë të dhunës duke kaluar në luftë ekonomike ndaj Kosovës. Thënja e urtë popullore: lumi fle,hasmi jo. Serbia kurrsesi të heq dorë nga Kosova kësaj rradhe duke e pushtuar tregun kosovar me prodhimet serbe. E vetmja në atë kohë që i kundërshtonte ishte LVV. Përfitimet e Sërbisë nga tregu kosovarë ishte rrënqethës, supozohet mbi 1 milion Dollarë brenda ditës. Si pasojë Kosova renditej në shtetin më të pazhvilluar në Evropë. Rënia ekonomike mund të ketë pasoja politike dhe financiare. Pasojat e mos zhvillimit ekonomik në Kosovë ndërlidhët me papunësinë më të theksuar në Evropë. Pasojat negative të papunësisë mundet të ketë tendenca negative psikologjike, duke përfshirë humbjen e identitetit dhe vetëvlerësimin, rritjen e stresit nga shoqëria e gjerë, së bashku me pasigurinë më të madhe në të ardhmen në lidhje me statusin e tregut të punës. Përfundimisht Kosova me këtë politikë social-ekonomike vështirë mund të mbijetojë, i vetmi Shpëtim është Bashkimi Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …