Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Atë çka nuk e bënë kombëtarët Shqiptare në futboll Kosovë-Shqipëri, e bëri mërgata Shqiptare

Pa dyshim sporti më i popullarizur në botë është futbolli, kurse ngjarja më kulmore është kampionati botërorë në futboll, i cili po zhvillohet aktualisht në Rusi. Dëshira shum e madhe, ishte që në këtë kampionatë të merrnin pjesë si Kosova ashtu edhe Shqipëria. Mirëpo ato lëre që nuk u kualifikuan, por edhe dëshpruan si mos më keç, sidomos Kosova, si me lojë shtu edhe me rezultat, shprehur në zhargonin sportiv, na zhgënjyen thellë, duke mos u kualifikuar për këtë edicion botëror.

Si kampionati bëtërorë ashtu edhe ai evropian në futboll, tashi më është bërë një rutinë që të marrin pjesë edhe Shqipëtarët, ku kuriozitet është se një futbollist Shqipëtar ishte madje edhe në përbërjen e kampionit botëror Gjermanisë, Shkodran Mustafi i cili shihej duke bërë shqiponjën me duar , në foto me kancelarën gjermane Angela Merkel.

Shqipëria e bashkuar para dy vitesh kishte shkruar historinë, duke u kualifikuar përë kampionatin evropian të futbollit, që është ngjarja më interesante në Botë për kah kërshëria. Siq dihët Shqipëria ishte kualifikuar për atë kampionat që para dy vitësh ishte mbajtur në Francë, ku pikërisht Shqipëria kishte luajtur në mënyrën më briliante, kundër nikoqirit. Dhe dihët mirë se në çfar rrethanash politike ishte kualifikuar, sepse gjendej në të njëjtin grup me Serbinë. Ku ishte një ferr i vërtetë, por kur Shqipëtarët janë të bashkuar nuk ka forcë e gjallë që i mposhtë, kjo u pa pikërisht në Beograd se çfar heroizmi treguan, ku ishin në gjendje edhe të vdisnin.

Shqiptarët gjithmonë kur ka qenë në pyetje Serbia, në sport e kanë dhënë maksimumin, në mënyrën më të mirë të mundëshme. Kjo u pa më 22 Qershor në Rusi ku Shqipëtarët nga Kosova, si Zvicëran të natyralizuar lujtën njërën nga ndeshjet më interesante në histori të futbollit Shqiptaro-Serb. Për 90minuta i treguan Botës se si luajn Shqipëtarët duke i përmbysur serbët si me lojë ashtu edhe me rezultat, duke i zbërthyer deri në detajin më të thjeshtë të futbollit.Duhët potencuar se para kësaj ndeshje Zvicra me Shqipëtarët : Valon Behrami, Granit XHaka, Gjerdan Shaqiri dhe Blerim Gjemaili, u ndeshën me kombëtarën më të njohur në Botë Brazilin, në 11shin e të cilit ishin emrat më të njohur botërorë ku shquhej Neymar jr. Edhe në këtë ndeshje Shqipëtarët i treguan Botës se ne Shqipëtarët kur jemi të vendosur nuk ka kush të na dali në ballë, për këtë u kujdes Valon Behrami i cili e neutralizoi plotësisht futbollistin më të famshëm në rruzullin tokësor Nejmarin. Ai shkëlqente si në Barcelonë të Katalunisë e tani pritët të kaloi në Real Madrid, por ndaj Valon Behramit nuk kishte qfar të kërkonte ishte i ruajtur aq mirë sa që Nejmar i famshëm as që u vrejt në fushë. Por fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë ishte një kënaqësi e posaqme, ku fjalët janë të pakëta në këto raste. Ishte kjo një fitore më shumë se sport, kur dihët fakti se në këtë fitore kontribuan Shqipëtarët Gol-shënues Granit Xhaka babai i të cilit ishte i burgosur politikë, dhe Gjerdan Shaqiri, duke mos i anashkaluar në asnjë mënyrë kontributin e dy të tjerëve. Kjo fitore ishte madhështore për mbarë botën Shqipëtare sepse Shqonjat dykrenare e shkelën Serbinë si me rzultat ashtu edhe me lojë. Gëzim i pa përshkruar, por lindë pyetja a është e mjaftuar kjo fitore e Mërgatës Shqipëtare ndaj Serbisë, si do që të jetë kësaj radhe atë që është dashur ta bëjnë Kosova dhe Shqipëria krenarinë kombëtare po e ngritë Mërgata. Dhe në fund: Urime fitorja e Shqipeve ndaj Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …