Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Çmenduritë e popave serbo-grekë

Kisha ortodokse greke ka një influencë jashtëzakonisht të lartë në këtë shtet. Pas rënies së komunizmit edhe kisha ortodokse serbe po bëhet gjithnjë e më aktive. Që të dyja duke prirë me nacionalizëm kundër Shqiptarëve.

Diku në fillim të viteve 80-ta popi kryesor i Greqisë së asaj kohe Serafim kishte organizuara një udhëtim nacionalist antishqiptar  te kisha ortodokse serbe, me ç’rast Shqipëria pat reaguar në mënyrë të ashpër. Por për fat në atë kohë të komunizmit në Serbi influenca e kishës ortodokse thuaja se ishte pa ndikim, dhe kjo vizitë e këtij popi grekë thuaja nuk pati ndonjë rrezikshmëri. Por edhe shteti Shqiptarë i kishte marrë të gjitha masat e duhura politike. Mirëpo pas ardhjes së Millosheviqit në pushtet kisha ortodokse serbe i tregoi  dhëmbët e ndryshkur kundër Shqiptarëve. Fillimisht krye popi serb Pavlli i cili ishte i njohur për shqiptarët e Drenicës ku në kishën e Deviqit afër Skenderajt kishte mbytur mizorisht shumë njerëz. Të gjithë popat në Serbi,në vend se të merren me lutjet fetare dhe ta ndjekin rrugën e Jezu Krishtit,  ata devijuan nga rruga e Zotit.

Mirëpo pas luftës në Kosovë, popat serbë e sidomos Artemije i pat kërkuar falje popullit të Kosovës për krimet e bëra. Kjo ishte vetëm një farsë, se nuk e kishte bërë me të vërtetë, vetëm sa për të thënë. Për të vazhduar më pas me retorikat e tyre tanimë të njohura nacionaliste serbe anë e këndë Kosovës, pastaj duke ngritur përmendore, shtatore duke përvetësuar toka të pa qena në Deçan e çka jo tjetër, me provokime më primitive të mes-jetës. Këso ndërtimesh kishtare nuk i ke as në Serbi.

Popat greko-serbë për fat të keq po janë aktivë edhe në Shqipëri sidomos ai grekë Janullatos, i cili nuk lejon të funksionojë Kishën autoqefale ortodokse Shqiptare, e cila në të kaluarën ishte udhëhequr me mjaftë sukses nga Fan Noli. Dhe për veç kësaj, Janullatos  po zhvillon një aktivitet tejet të rrezikshëm në Himarë dhe rrethinë,gjërat sa vijnë dhe po përkeqësohën…

Mirëpo absurdi më i madh ishte kur para disa ditëve në Vrrakë të Shkodrës ku jeton një grup i vogël minoritarësh Serb. Duke lexuar gazetën Dita  vërejta një shkrim të autorit Senad Nikshiq, lidhur me vizitën të një popi nga Mali i Zi Amfillohije dhe me pjesëmarrjen e ambasadorit serb në Tiranë. Autori në mënyrë të mirë i përshkruan provokimet e këtij popi serb. Ai në prani të atyre besimtarëve dhe ambasadorit të Serbisë në Beograd e përshkruante në mënyrën më të poshtër se si Shkodra  është e lidhur me kishën ortodokse. Pastaj lidhur me humbjen e mbi 8 mijë ushtarëve serbë, sikur gjoja ata paskan ardhur për ta “çliruar” Shkodrën.

Duhet shtuar se popi Amfillofije Radoviç është në krye të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi e cila nuk e njeh kishën ortodokse të Malit të Zi. Mirëpo as kisha ortodokse e Malit të Zi nuk e njeh kishën ortodokse serbe në Mal të Zi dhe ka themeluar kishën e pa varur ortodokse në krye Mihailin i cili është mjaft pragmatik. Më ka impresionuar me disa paraqitje të tij shumë pozitive. Në Mal të Zi kemi dualizëm Kishash ortodokse.

Sa i përket trillimeve të popit serb në Mal të Zi Amfillofije Radoviç se gjoja ushtria serbe ka dashur ta çlirojë Malin e Zi,Shqipërinë dhe sipas tij gati tërë Ballkanin. Njeriu normal këto trillime nuk mundë ti përballojë.

Në vitin 1878 në kongresin e Berlinit Perandoria Osmane firmosi  kapitullimin nga Ballkani. Që nga kjo firmosje ushtria serbe bashkë me popat ndërmarrin një ofensivë për pushtimin e tokave Shqiptare fillimisht nga Nishi e tërë Toplica për të vazhduar me pushtimin e Sanxhakut Shqiptar të Jeni Pazarit, për të vazhduar pushtimin  Mojkovcit dhe për të përfunduar me pushtimin e Tivarit Shqiptar. Dhe kur e pushtojnë Tivarin fillojnë pushtimin e Shkodrës. Mirëpo këtu Shkodra me Malësi treguan pa as një dyshim Heroizmin më të madh kundër vënës të shqiptarëve. Trimërinë e tyre e treguan në krye me gjeneralin Hasan  Riza Pasha. Në luftimet për ta pushtuar Shkodrën ishin vrarë rreth 10.000 ushtarë serbë e malazez. Popat e Beogradi dhe disa të Malit të Zi kanë kërkuar  që ushtarëve serbë e malazezë t iu ngrihen përmendoret e tyre në Shkodër ashtu sikur janë ngritur përmendoret e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …