leoni

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Dallimi mes majtistëve dhe djathtistëve në Angli

Për t’i analizuar si duhet dallimet mes partive politike me orientim të majtë dhe të djathtë këtë mund ta bëjnë vetëm politikologët profesionistë, dhe ekspert të kësaj natyre. Unë do të përpiqem ta  bëjë dallimin në mënyrën më modeste, me fokus në jetën e përditshme, në Mbretërinë e Bashkuar.

Toni Bleri pa dyshim se është politikani më i suksesshëm i profilit majtist. Që nga ardhja e tij si kryeministër, filluan shumë gjëra të lulëzojnë, jo vetëm në Angli por edhe në mbarë Evropën. Në atë kohë në tërë Evropën qeverisnin partitë majtiste, sukseset radhiteshin njëra pas tjetrës. Në pa mundësi që të numërohen të gjitha, unë do i shkoqis  vetëm dy nga këto, gjithnjë sipas bindjes sime. E para, ishte lëvizja e lirë e qytetarëve në këtë Zonë që u emërua sipas një fshati me emrin Shengen. Kurse suksesi i majtistëve në Evropë dhe më gjerë, kulmoi me intervenimin e NATO-s në Kosovë, prapë sipas bindjes sime, po të ishin djathtistët në pushtet, Kosova do ta përjetonte tragjedinë e Bosnjës. Duhet rikujtuar fjalët inkurajuese të Bill Kllintonit dhe Toni Blerit kur në mënyrë decidive ishin shprehur: “Nuk do të lejojmë, përsëritjen Bosnjës në Kosovë”. Falë UÇK-së dhe këtyre kolosëve botërorë Kosova është Shtet, edhe pse me një demokraci jo çfare dëshirohet, por këtu faji është i brendshëm.

Gjatë periudhës së qeverisjes së Toni Blerit në Angli  ishte gjithçka ishte perfekte, nuk kishte ndonjë segment që nuk funksiononte. Por kulmore ishte ajo se të gjithë njerëzit ishin të lumtur, dhe krenarë. Ekonomia shtetërore sa vinte e rritej, një fenomen unë sa e pata vërejtur me kërshëri ishte se në atë kohë puna e priste njeriun. Të gjithë shkonin me gëzim në punë, sepse ata shpërbleheshin me paga të majme.  Valuta në raport me valutën Gjermane ishte 1 me 3, dhe ishte njëra ndër valutat më stabile në botë.

Raportet mes Britanisë dhe SHBA-ve në kohën e qeverisjes së Toni Blerit dhe Bill Klintonit ishin në nivelin më të mirë të mundshëm. Toni Bleri ishte një urë-lidhëse mes Evropës dhe SHBA-ve, ai në një takim me politikanët francez ishte shprehur  kështu : “Në MB jam majtist, në Francë do isha socialist kurse në SHBA demokrat”. Një politikan i përsosur, i cili kishte bërë mrekulli si në MB ashtu edhe më gjërë, kuptohet me theks të veçantë roli i tij i pa kontestueshëm lidhur me Kosovën.

Me ardhjen e Xhorxh W Bushit si president në SHBA nga partia republikane politikisht i spektrit të djathtë. Gjërat filluan të përkeqësohen në MB sepse ai e nisi një luftë në Irak, ku e involvoi edhe Mbretërinë e Bashkuar. Këtu fillon një rënie rapide e besueshmërisë  qeverisëse  të Toni Blerit. Në Angli gabimet nuk falën dhe partia e tij  Laburiste fillimisht e shkarkon nga posti i Kryeministrit, me ç’rast Toni Blerit nuk i mbeti asgjë tjetër pos të largohët  nga skena politike.

Pas largimit të Toni Blerit nga skena politike, jeta në Angli  merr një kahe jo të mirë në të gjitha segmentet. Partinë laburiste pastaj e merr  grupi i udhëhequr nga Gordon Braun, i cili i radhiste humbjet njëra pas tjetrës,  ku partia laburiste filloi të katandisët pa mëshirshëm, me ç’rast e tërë klika e Gordon Braunit u desh të largohet kokë-ulur.

Përçarjen e lidershipit majtist në Angli e shfrytëzuan djathtistët e partisë konzervative. Ata para ardhjes në pushtet i akuzonin majtistët laburist, lidhur me fluksin e madh të emigrantëve dhe atyre polakë. Populli, duke mos pasur më besim në lidershipin e laburistëve, e votojnë krahun e djathtë konzevativ të udhëhequr nga lideri i tyre, Dejvid Kamerun.

Pas ardhjes në pushtet të djathtistëve konservativë, populli  priste shumë, dhe thuaja e prisnin me padurim krijimin e qeverisë djathtiste. Por ndodhi e kundërta, djathtistët me të marrë qeverisjen filluan si mos më keç, duke ndërmarrë masa shtrënguese ndaj shtresës së mesme. Qeveria djathtiste ndërmori hapa tejet të pamatur, duke  goditur sektorin publik si në edukim, shëndetësi, polici, administratë publike e sektorë të tjerë. Këto veprime nuk kishin të ndalur, ku pagat në sektorin publik i “ngriu”, kurse çmimet i rriste thuaja çdo ditë, por kulminacioni i tërë kësaj ishte kur TVSH-ën e ngriti nga 16% në 20%, me ç’rast dukshëm e preku gjepin e shtresës së mesme. Në këtë kohë u shkaktua një kaos publik, sepse shumica e anglezëve filluan të kërkojnë punë të tjera alternative, sepse shpenzimet javore nuk i mbulonin, dhe mos të ishin polakët që mbulonin këto vende vakante, sektori publik do pësonte një kolaps. Në infra strukturën urbane filloi një neglizhencë e pa parë deri në atë kohë, për shkak të pagave të ulëta, pastaj intervenimet policore ishin tejet jo efikase sepse gjithashtu nuk paguheshin, pastaj largimet masive nga puna.

Për dallim nga Koha e Toni Blerit, sot kemi një pasqyrë krejt ndryshe. Nuk është më ajo jetë e lumtur si më parë ku me shaka thuhej anglezët vetëm e sjellin globin dhe ku ta ndalin me gisht, aty shkojnë në pushime. Sot këto pushime janë reduktuar ndjeshëm. Por tamam sikur ishte përçarë lidershipi laburist në të kaluarën, ashtu sot është i përçarë lidershipi konzervativ. Për momentin lidershipi laburist  është konsoliduar goxha mirë në krye me Xheremi Kurbinin mjaft ambicioz, të cilët aktualisht e qeverisin edhe Londrën. Laburistët po e mbajnë një konferencë në Liverpul, dhe e shohin liderin e tyre Kurbin si kryeministër të ardhshëm. Ata shpalosën një program mjaft ambicioz lidhur me zhvillimin ekonomik në Angli.  Qeverisja djathtiste momentalisht po përjeton një krizë politike që vështirë se mund ta qojnë këtë mandat deri në fund. Si do të shkojë tutje situata politike vetëm mund të supozojmë, por një gjë po vërehet qartë dallimi mes djathtistëve dhe majtistëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …