Zgjedhjet e Qershorit të këtij viti, për kuvendin e Republikës së Kosovës sollën një freski politike, gati të thuash e pa pritur. Derisa PDK dhe LDK bënë koalicione para zgjedhore VV vendosi të dali e vetme në ato zgjedheje. Strategjia politike e saj për ta dal e vetme në këto zgjedhje ishte mjaft e suksesëshme, dhe shto faktin këtu se ata disi edhe të relaksuar zhvilluan njërën ndër fushatat më të kulturuar të pas luftës. Por as befasia nuk mungoi doli si subjekti i parë politikë në Republikën e Kosovës. Ky rezultat politik e solli LDK-në dhe PDK-në në një situatë aspakë të mirë, me ç’rast koalicioni i PAN-it mezi e krijoi qeverinë, edhe atë e bëri me xhokerin e koalicionit tjetër AKR-ën, e Behgjet Pacollit.
Shumë shpejtë erdhën edhe zgjedhjet lokale, ku PDK dhe LDK filluan të rikuperohën pas debaklit që pësuan në zgjedhjet paraprake në nivelin qendror. Ato tanimë e panë të qartë se me duar në xhepa në stilin e Isa Mustafës, dhe të PDK-ës nuk arrihet asgjë. Kurse VV-ja disi e relaksuar i hynë garës për zgjedhjet lokale të Tetorit. Secila nga këto parti e filluan garën me slloganet e tyre tanimë të njohura edhe nga kalamajt: “urime fitorja”…
Zgjedhjet lokale të Tetorit sollën një lëmsh politikë, nuk dihej se kush është fitues apo humbës thënë troç të gjitha dolën humbëse. Dolën humbëse sepse në të 19 komunat në rrethin e parë as një subjekt politik nuk mundën të dalin fitues me kandidatët e tyre. Por nga ky lëmësh duhët nxjerrur një kuriozitet, për herë të parë në Prishtinë VV-ja e dërgon LDK-ën në opozitë, dhe duke tkurrur PDK-ën në nivelin më të ulët. Mirëpo edhe VV-ja nuk doli ashtu sikur pritej sepse Shpend Ahmeti nuk arriti që të fitojë në rrethin e parë.
Me të filluar fushata për rrethin e dytë të balotazhit për kryetar të 19 komunave të Republikës së Kosovës, filloi një strategji politike gati thuaja të asaj: “të jeshë apo të mos jeshë”. U bënë koalicione normale dhe jo-normale, por duhët pranuar ishte në margjina të një fushate demokratike, mirëpo kishte edhe të atillë që e quanin këtë fushatë si kozmetikë politike. Deri sa LDK-ja ishte disi në epërsi pasi që në raundin e parë kishte dalë fituese në Pejë dhe me një epërsi të dukshme në Gjilan, pastaj PDK-ja kishte një epërsi të dukshme në Ferizaj, Mitrovicë dhe Prizren, kurse VV-ja për veq Dardanës ku udhëheqte bindëshëm, ishte në balotazh më të favorshëm në Prishtinë, por nuk qëndronte mirë në Prizren dhe Besianë. Strategjia e VV-ës u fokusua në Prishtinë udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe në Prizren nga Albin Kurti që ti ndimoi kandidatit të tyre, Mytafer Haskuka.
Gara më interesante ishte ajo në Prishtinë, ku Shpend Ahmetit iu desh ti përvjel mëngët mirë e mirë sepse kishte për ballë për veq Arban Abrashit të LDK-ës edhe ata të AAK-ës dhe një koalicioni të fshehtë me PDK-ën. Nga kurreshtja vendosa ta përcjell fushatën e Shpend Ahmetit. Ai disi ishte i sigurt në fitore, sepse kishte edhe ndihmën e Selim Pacollit nga AKR-ja. Por unë duke analizuar shifrat matematikore në përqindje nga rrethi i parë përparësia e Shpend Ahmetit nuk më dilte edhe aq bindëse. Arsyeja e thjeshtë A. Abrashi kishte rreth 37% nga rrethi i parë pastaj bëri koalicion me AAK-ën e cila mundë të arrinte një shifër deri në 7%, dhe ndihmën e PDK-ës që tejkalonte 6%. Situatën e parashihja tejet dramatike sepse VV-ja llogariste në 13% të AKR-ës që kishte marrë Selim Pacolli. Vërtet një situatë sa konfuze aq edhe dramatike. Fushatën e Shpend Ahmetit fillimisht e përcolla nga Kodra e Trimave, ku është një bastion i LDK-ës. Iu thash disa aktivistëve të VV-ës se situata nuk është edhe aq e favorëshme për Shpend Ahmetin, kurse ata më thanë se janë të sigurtë në votat e AKR-ës. Kurse unë u thashë preras se elektorati i AKR-ës nuk është stabil, por prap se prap ata ishin të sigurt në fitore. Pastaj e përcolla edhe fushatën e Sh Ahmetit në Dardani ku edhe është bastion i VV-ës. Duhët cekur se qendra e Prishtinës si: bregu i diellit, dardania, ose më saktë pjesa dërmuese e Prishtinës ishin për Sh. Ahmetin, kurse periferia e Prishtinës Kodra e Trimave ose siq e quajnë ata të LDK-ës “Vranjevci” dhe fshatrat për rreth ishin me LDK-ën. Ishte një garë të thuash “fyt më fyt” , por në shprehje erdhi debati televiziv në mes këtyre dy kandidatëve, atë përqindje që unë e parashikoja për A. Abrashin e përmbysi Shpend Ahmeti i cili e mposhi me plotë kuptimin e fjalës kundër-kandidatin e vet, dhe mu këtu Sh. Ahmeti e riktheu epërsinë në favor të vetin, me ç’rast u tregua tejet superior, ku vrehej qartë inferioriteti i A.Abrashit i cili shërbehej me SMS nga celulari. Por skandalozja këti balotazhi ishin deklaratat anti kombëtare të Shaip Surdullit nga LDK-ja për kandidatin e VV-ës Qëndron Kastratin i cili është biri i Isa Kastratit dëshmorit të kombit.
Më 19 Nëntor ishte dita kur duhej të votohej për kryetar të 19 komunave në Kosovë, unë nga kurreshtja vendosa ta bëjë një rrugëtim timin në rajonin e LLapit dhe Prishtinës sepse këto vende i njohë mirë me trup shpirtë dhe zemër. Në ora 10 të para ditës e kreva obligimin tim qytetarë, dhe pa humbur kohë vendosa ta bëjë një rrugëtim timin me të vetmin qëllim ta bëjë një analizë të ecurisë së votimit me at të vendeve demokratike. Fillimisht ety para mes-dite vajta në Besianë, zemra mu bë Mal me borë sepse vërejta një kulturë të lartë të votimit, votusit shkonin në mënyrë të kulturuar për ta kryer obligimin qytetarë. Pastaj vendosa të marr udhë për Prishtinë. Mirëpo në mes të rrugës për Prishtinë vendosa të ndalëm në fshatin Vranidoll afër Prishtinës, me ç’rast drejtori i kësaj shkolle dhe menagjeri i kësaj qendre të votimit Milaim Islami ish ushtar i UÇK-ës më përgaditi një pritje të përzemërt, për afro 2 orë sa qëndrova këtu zhvillohej një votim i nivelit Evropian, dhe kur vendosa ta marri rrugën Prishtinë e lash Fshatin Vranidoll me një infra strukturë tejet të zhvilluar nga mir-qeverisja e Shpend Ahmetit, siq ishin rrugët e asfaltuara, ndriqimi i rrugëve, kanalizimi por ky fshat është i njohur edhe për biznese private siq është ai i familjes Abdullahu. Pastaj diku nga ora 14.00 arrita në Prishtinë, fillimisht në shkollën fillore Asim Vokshi ku kishte disa qendra votimi. Gjith se qka lënte përshtypjen e një votimi pa pikë dyshimi dhe me përgjegjësi të plotë e themë: votim i nivelit Evropian. Mirëpo diku nga ora 15.00 kur edhe filloi të bjeri një shi në kodrën e trimave vërejta se diqka po eskalon nga situata. U mobilizuan të gjithë militantët e LDK-ës në kodrën e trimave ku në panik bartnin njerëz për të votuar.
Por në sken del exit-polli i jugo-komunistëve të udhëhequr nga Baton Haxhiu dhe Shkëlzen Maliqi. Me të marrur këto informata shtabet e LDK-ës lëshojnë alarmin se në Prishtinë bindëshëm po prinë Shpendë Ahmeti dhe thuaja shkonin rrugë më rrugë për të transportuar votues, mirëpo edhe shtabi i VV-ës ishte në gjendje gatishmërie, edhe ajo fillon të bart njerëz për të votuar. Diku pas orës 16.00 mezi dola nga kodra e trimave që të shkoja në LLap sepse atje Agim Veliu kishte dhënë alarmin se Ajet Potera i VV-ës po udhëheq bindëshëm. Ai kishte organizuar transport me vetura të mëdha dhe transportonte votues, duhët shtuar se këta militant të LDK-ës në LLap nuk i ndalte as shiu e as bora që filloi të binte. Dhe këtu ndjeva keq-ardhje për Ajet Poterën sepse i vetmi ai zhvillonte një garë te qetë dhe demokratike për ball garës demagogjike të LDK-ës në Besianë. Duhët vequar se një ekip i klan Kosovës kishte filmuar një veturë të VV-ës duke bartur votues. Dhe ta sulmosh vetëm VV-ën për këtë gjestë eshtë një soj sikur ta ngitësh një pendë me lopata dheu ose të bartësh ujë me shoshë, një krahasim tendenciozë i medijeve.
Vije ora 19.00, në klan Kosova pritej të ipeshin rezultatet e para të exit-pollit, dhe në orën 19.01 minut Bata jep rezultatin e këti “rezil-pollit” i cili doli tejet skandaloz as një rezultat nuk doli i saktë. Lindë pyetja si mundë të qëndroi një elment i tillë në treg.
Ky raund i votimeve e kristalizoi situatën politike, dhe tani mundë të shifët qartë në rrezen kthjellët të mëngjesit. Fituesi më i madh doli VV-ja sepse ta fitosh kryeqytetin Prishtina dhe qytetin e dytë më të madhë në Kosovë Prizrenin heroik është një e arritur kolosale që nuk mundë as kush ta nën-vlerësoi. Por edhe si fitues moral mund të dali edhe AAK-ja e cila po ashtu ngadhnjeu në shumë komuna dhe qytetin e Gjakovës.
Por humbësit më të mdhenjë janë LDK-ja dhe PDK-ja. Dhe pas këtij debakli katastrofik të LDK-ës dhe PDK-ës filluan me ato demagogjitë e tyre, duke akuzuar ghithqka që ishte kundër tyre, madje filluan ta deformojnë edhe vullnetin e popullit duke tentuar ta manipulojnë procesin e votimit. Përfundimisht LDK dhe PDK mundën për një kohë ta mashtrojnë popullin me demagogjitë e tyre por jo për gjithëmonë. Demagogjia e tyre përfundoi e vërteta doli në shesh.