Situata politike në Shqipëri po e merr një rrugëtim, që më së paku e dëshirojnë Shqiptarët, sidomos ata jashtë Shqipërisë. Kjo situatë kaotike i ka rrënjët që dyshohet të jetë edhe nga jashtë, kjo le të jetë në ndërgjegjen e tyre.
Sa i përket PD-së ajo ka kohë që ka devijuar nga politika normale, por ç’është e vërteta populli i Shqipërisë ia dha dhe do t’ia apë atë çka e meriton. Mirëpo as krahu i majtë nuk po qëndron ashtu si e kërkon qetësimin e kësaj situate as pak të këndshme. Në përçarjen e së majtës pa as një dyshim ka qenë është dhe do të jetë Ilir Meta. Ai që nga sonte mori një rrugë që nuk është dashur ta merr në vend se të kontribuojë për qetësimin e situatës ai doli hapur për krah të opozitës. Por ky politikan kontraverz majtist, fillimisht në PS duke krijuar një fraksion të ri majtistë të ndarë në parti të re LSI. Ilir Meta që nga krijimi i kësaj partie luajti një rol dyfytyrësh duke ua kthyer shpinën miqve të vet në PS nga e cila arriti afirmimin më të lartë politikë. Për ta sjellë edhe një herë në qeveri, po ashtu politikanin më kontraverz, Sali Berishën. Dhe me të arritur koalicionin me të, filluan ta zhvillojnë korrupsionin më të lartë në Evropë. Në këtë korrupsion u përfshi edhe vet duke u korruptuar me mbi 7 milion dollarë dhe duke punësuar njerëz partiak jashtë çdo normaleje. Mirëpo gjykata e Sali Berishës e pat shpallur të “pa fajshëm”. As që është pritur ndonjë epilog tjetër.
PD-ja duke e parë se nuk ka as teori për t;i fituar zgjedhjet mori një rrugë çfarë as kush për momentin nuk po e kupton, duke u barrikaduar në atë çadër dhe ku po lëshojnë ulërima kërcënuese.
Nga këto kërcënime politikani dyfytyrësh Ilir Meta as edhe nj fjalë nuk foli, edhe pse është dashur të prononcohet për shkak se ka njërin nga postet më të larta shtetërore. Nga ato fjalë kërcënuese në çdo shtet demokratikë do ishte marrë prokuroria përkatëse, kurse Ilir Meta si kryetar i Kuvendit hesht. Por dyfytyrësinë e tij e tregoi sonte kur doli me proklamatë tejet shqetësuese. Ai fillimisht e kundërshtoi kryeministrin Edi Rama se ai gjoja e paska kritikuar opozitën. Por këtij pseudo politikani duhet thënë shkurtë-shqip turp. Sa i përket kritikave të Edi Ramës, ato ishin plotësisht normale dhe demokratike, por Ilir Meta këto i kritikon. Kurse ato kërcënime ogurzeze të Lulashit dhe Salos ky dyfytyrësh hesht.
Kjo heshtje ndaj këtyre kërcënimeve të PD-së dhe përkrahja e LSI-së po e shpien Shqipërinë drejtë një katandisje që nuk po i dihet caku i fundit. Që nga sonte më meritori për këtë katandisje të Shqipërisë është dhelparaku dinak, Ilir Meta.