Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Enver Hoxha tungjatjeta

(Opinion me rastin e ditëlindjes së udhëheqësit të madh shqiptar, Enver Hoxha)

“Të gjithë për një, një për të gjithë”. “Të bashkuar jemi më të fortë”. Të gjitha këto  mesazhe e shumë të tjera Enver Hoxha i zbatoi në vepër, sepse ai ishte i të gjithë shqiptarëve andej e këtej kufirit, por edhe të gjithë shqiptarët ishin të lidhur me Enver Hoxhën, ku falë kësaj kompaktësie ata përballuan shumë sfida, që po të ishte dikush tjetër vështirë se do përballoheshin nga armiqtë serbo-grekë. Kështu e kam  filluar shkrimin për figurën më markante të kombit shqiptar në Shqipëri, Kosovë e trojet e tjera ish Jugosllave. Ai është simbol për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, për dallim nga të tjerët që e dëshironin një Shqipëri të tkurrur. Enver Hoxha e donte popullin shqiptar me shpirt dhe zemër sidomos atë të Kosovës, por edhe populli e donte ashtu, ku i këndonin këngët më të bukura,  pa dyshim më së miri tingëllon ajo: “Enver Hoxha tu ngjat jeta”. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptarë që nuk e ka dëgjuar këtë këngë.

Për Enver Hoxhën është shkruar do të shkruhet dhe ka për tu shkruar deri sa të ekzistojë njerëzimi, sepse veprimtaria e tij aq është madhështore sa që  do përkujtohet gjithmonë e jetë. Ai që në fëmijëri ishte me inteligjencë të ngritur, e që më vonë u vërtetua kur u bë student i Universitetit të Sorbonës, që në atë kohë ishte ndër më prestigjiozët në botë. Pastaj tërë jetën ia kushtoi Shqipërisë.

Sfida e parë e tij ishte lufta kundër fashizmit, që po e kërcënonte gjithë botën. Nuk ishte as-pak e lehtë sepse në atë kohë Shqipëria ishte vendi më i prapambetur në Evropë, i udhëhequr nga i vet-shpalluri mbret Ahmet Zogu mik i ngushtë i serbëve  si Nikolla Pashiqi e të tjerë. Ky mbret kontravers me hyrjen e fashizmit në Shqipëri, në vend se ta mobilizoi shtetin për çlirim, ai e vjedh pasurinë shtetëror në ari, dhe ikë nga lufta. Dihet kush ikë nga lufta. Pas kësaj ikje Shqipëria ndahët në dy drejtime ajo për Çlirimin e shtetit udhëhequr nga Enver Hoxha, dhe atyre Zogistë pro fashistë. Kjo ndarje i kushtoi shtrenjtë Shqipërisë sepse tani u krijua armiku i jashtëm fashist dhe armiku i brendshëm i përbërë nga kolaboracionistët ballisto-zogistë.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që u çlirua nga fashizmi, falë luftës së pa kompromis të UNÇSH-ës i udhëhequr nga komandanti fitimtarë Enver Hoxha. Dhe deri sa forcat çlirimtare ishin kokë-lartë dhe krenarë, kolaboracionistët fashistë ballisto-zogistë kokë-ulur ku disa prej tyre e morën dënimin e merituar. Kur jemi te kjo kohë ku mbi 30 mijë të vrarë dhe shumë të plagosur e paguan shtrenjtë këtë liri… Sot Shqipëria është i vetmi vend në botë që dekoron njerëz pro-fashistë, turpi i botës, dhe e nënë-vlerëson luftën Çlirimtare të fituar me gjakun e derdhur. Këtu vetëm një gjë duhet shtuar se Sali Berishës dhe Bujar Nishanit u ka mbetur vetëm edhe një dekoratë ta bëjnë: Ta dekorojnë edhe  Hitlerin.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, populli i Shqipërisë për herë të parë e ndjeu veten të lirë dhe sovran. Me ç’rast filloi një jetë e re në të gjitha fushat e jetës, si në art, shkencë, kulturë, ekonomi, në armatim të ushtrisë etj. Zhvillimi i shtetit shkonte me shpejtësi rapide ku planet e parapara lëre që zbatoheshin por ato edhe tej-kaloheshin. Por një fenomen që duhet cekur ishte kur Enver Hoxha i jep të drejta të barabarta femrave shqiptare e që s’kishte ndodhur asnjë herë më parë. Sidomos i kushtoi kujdes nënës Shqiptare, ku ia plotësoi të gjitha kushtet për lindshmëri sa më të lehtë. Dhe rezultati u tregua me patriotizëm të hatashëm, ku Shqipëria e kishte vendin e parë me natalitet në Evropë. Enver Hoxha e mori Shqipërinë me pak mbi 600 mijë banorë e la me mbi 3milion, Ky patriotizëm u përhap edhe në trojet tjera në ish Jugosllavi e sidomos në Kosovë e cila kishte natalitetin më të lartë në ish RSFJ, gjë që ishte si një bombardim i brendshëm i RSFJ-ës. Patriotizmi i Enver Hoxhës ishte shumë dimensional, sepse ai kishte një kulturë të gjerë, e që vështirë se do ta arrijë ndokush. Dhe mu për këtë thoshte:”Nuk jemi popull me 3 milion por me mbi 6 milion”.

Kurse sa i përket sigurisë së shtetit Enver Hoxha i kushtoi kujdes të jashtëzakonshëm, sepse Shqiptarët ishin të rrethuar me armiq shekullor serbo-grek. Krijoi një ushtri me armatim më të sofistikuar, ushtri kjo e cila kishte moralin më të lartë ushtarakë në Evropë, por as kjo nuk mjaftonte për ballë këtyre armiqve, dhezbatoi strategji ushtarake, duke ngritur strehimore në formë bunkerësh për mbrojtjen e popullatës, kurse për elitën shtetërore ngrit bunkerin sekret që mezi pas 30 viteve e zbulojnë “demokratët” e sotëm. Dhe si hipokrizi tallën këta budallenjë “demokratë” me at vepër gjeniale, të cilëve duhet thënë se të gjitha shtetet demokratike i kanë strehimorët sekrete. Shqipëria kanosej nga të 4anët por edhe ajo mbrohej nga të gjitha anët.

Armatimin detar e kishte të zhvilluar sepse posedonte flota luftarake detare, të cilat shkonin deri te ngushtica e Gjibraltarit për grumbullimin e informacioneve ushtarake Shqiptare, po ashtu posedonte edhe anije luftarake, ku në as një mënyrë nuk do mundte dikush nga deti ta sulmonte. Kurse hapësirën ajrore e kishte po ashtu të zhvilluar sepse kishte një aviacion me radar të sofistikuar dhe aeroplan luftarakë. Hapësirën ajrore as kush nuk guxonte t’ia shkelte, sepse pilotët shqiptarë ishin të shpejtë si shqiponjat e malit. Kjo u tregua kur dhunshëm i detyruan aeroplanët që shkelnin hapësirën ajrore të ateronin kokë ulur në tokë.  Ishte i njohur rasti i një aeroplani Amerikan i cili pa rezistuar u detyrua të zbresë në tokë, një aeroplanë Britanikë pasi hyri në hapësirën ajrore, pilotët shqiptarë iu vërsulën për ta zbritur në tokë, ata fillimisht kundërshtuan, por pilotët shqiptarë e godasin për para-lajmërim se ai duhët të ateroi, piloti britanikë  kur e pa se me pilotë nuk ka shaka ateron në Rinas. Rasti tjetër ishte kur një aeroplan luftarak serb shkel hapësirën ajrore, pilotët shqiptar si Vetëtima i vërsulën në ajër ku piloti serb nga frika pa rezistuar ateron në tokë , dhe kur pa me qindra aeroplanë luftarakë stepet nga frika. Dhe së fundmi edhe hapësirën tokësore e kishte po ashtu të mbrojtur, sepse posedonte me armatim nga ai i lehti deri tek ai i rëndi dhe me raketa të të gjitha llojeve, hapësira tokësore ishte e siguruar në mënyrë të përsosur sa që çdokush që e shkel tokën Shqiptare e priste plumbi në kokë. Enver Hoxha si çlirimtar i Shqipërisë ngriti edhe fabrika të armatimit, por tani ishte në pozitë më të volitëshme sepse ishte në gjendje jo vetëm të mbrohej por edhe ta sulmonte sidomos Jugosllavinë.

Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë Enver Hoxha e ngrit nivelin ushtarakë në shkallën më të lartë. Ato ngjarje ushtria shqiptare i përcillte me vëmendje dhe me shqetësim. Pak kohë më parë në gazetën Dita,është publikuar një dokument sekret ushtarakë Enver Hoxha në një moment i tubon oficerët më të lartë ushtarakë dhe i pyet: “A jemi të gatshëm ta sulmojmë Jugosllavinë, në rast se rrezikohet popullata shqiptare atje”. Ata i përgjigjen: ” Na jep 3ditë kohë” Enver Hoxha u thotë dakord. Pas 3ditëve oficerët i raportojnë Enver Hoxhës: “Jemi të gatshëm ta sulmojmë Jugosllavinë”. Enver Hoxha nga kongresi me një vendosmëri ta pa parë i kërcënohet Jugosllavisë, e cila më vonë e tërheqë  ushtrinë Jugosllave nga kufiri….Dhe sot duke parë atë të djeshmen lindë pyetja ku jemi sot???…Pasi Enver Hoxha është një personalitet i pa vdekshëm dhe për gjithë atë kontribut që ka dhënë nuk mbetet asgjë tjetër pos Enver Hoxha tu ngjatë jeta!.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …