Dihet se sporti më i popullarizur në botë, pa dyshim është futbolli. Kur të mendohet për futbollin automatikisht shkon mendja te Anglia, sepse ajo konsiderohet si djepi i futbollit. Anglia ka shkruar historinë botërore të futbollit, sepse Sheffield FC konsiderohet si klubi më i vjetër në Botë, që daton nga viti 1857, ku klubi edhe zyrtarisht është njohur nga FIFA dhe Bashkësia e Futbollit Anglez (FA), që nga atëher njihët si klubi më i vjetër në Botë.
Unë, disa vite pata jetuar në këtë qytet, e që ka një veqori në Angli sepse është ndërtuar mbi shtatë kodra, për mua edhe më karakteristik është se e ka një pamje të ngjashme me Prishtinën. Diku në dekadën e parë të këtij mileniumi, e mora një telefonat nga një nostalgjik i flakët anglez për futbollin, më tha hajde shpejt në qendër të qytetit të Shefilldit te Katedralja. Unë, pa humbur kohë fillimisht e vështrova situatën nga dritarja ime ku me lehtësi shifej qendra e qytetit. Kjo ngjason sikurse të jesh në Bregun e Diellit në Prishtinë ku e sheh qendrën e Prishtinës si në pëllëmbë të dorës. Kurse unë nga banesa ime që e kisha në atë kohë në Shefilld me vrap shkova në qendër. Aty vërejta një pamje madhështore për mua spektakolare sepse për herë të parë e pashë gardën e kalorësve, ajo nënkuptonte pritje madhështore.
Ajo kishte qenë një pritje madhështore përgaditur enkas për festimin e klubit të parë të futbollit në Botë Sheffield FC, dhe duke dalur nga Katedralje e qytetit vërejta figurat më eminente të FIFAS udhëhequr nga Sep Bllater (njëri ndër personat kyç, për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, tani indjerë), pastaj aty vërejta legjendën e gjallë të futbollit anglez Bobi Çarllton, e shumë personalitete të njohura të futbollit anglez.
Anglezët janë të njohur në Botë për shumëçka, mu për këtë ata veten e konsiderojnë si të veçantë nga të tjerët. Kësaj radhe tërësishtë do të fokusohëm në futboll. Me 7 Maj në ora 8 në mbrëmje, sipas kohës së Grinwich, me disa shokë shqiptar u mblodhëm në Londër, për ta përcjellur ndeshjen e kthimit Liverpul-Barcelona. Unë para një dekade jamë vendosur jashtë perimetrit të Londrës në qarkun Berkshire (Barkshër). Kur u tubuam të gjithë kishte ngelur edhe pak minuta deri te fillimi i një ndeshje mjaft interesante. Para fillimit të ndeshjes unë nuk e kisha infomacionin se futbollisti më i mirë i Liverpulit Muhamed Sallah nuk do të luante. Në fakt unë jam tifoz prej kohësh për Barcelonën sepse e dëshiroj Kataluninë e pa varur nga Spanja. Por kur filloji ndeshja u interesova se a do të luajë futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, u gëzova kur e pashë se ishte në përbërjen e parë, dhe pa hezitim u thashë shokëve se rezultati mund të përmbysët në dobi të Liverpulit. As kush nuk besonte, njëri më pyeti pse? . Sipas mendimit tim Shaqa do të jetë lojtari kyç, këtë mendim e kishte dhënë edhe futbollisti më i mirë i Barcelonës kuptohët pas Lionel Messit Luis Suarez.
Dhe pikërisht ashtu ndodhi, në fillim të pjesë-lojës së dytë Shaqiri në stilin e një krosuesi më të mirë në Botë e shërben futbollistin e Liverpulit i cili e konverton në gol, ishte ky goli vendimtar me ç’rast Barcelona tërësisht humbi konceptin e lojës. Por edhe goli i fitorës për Liverpulin u arrit me influencë të Shaqirit, kur të gjithë pritnin një krosim të Shaqirit nga këndi, pa pritur një futbollist tjetër i Liverpulit e bëri këtë me ç’rast i zuri në befasi futbollistët e Barcelonës, dhe më këtë gol Liverpuli kualifikohët për edicionin e sivjetëm të Ligës së Kampionëve.
Me datën 9 Maj të vitit 2019, klubet angleze bëjnë historinë Evropiane të futbollit. Kjo pasoi me fitore dramatike për Lverpulin mbi Barcelonën dhe Tottenhamin kundër Ajaxit në Ligën e Kmpionëve, si dhe Arsenali fitoi në Valencia dhe Chelsea mundi Eintracht Frankfurt, për të arritur në finalen e Ligës së Evropës. Është kjo hera e parë që të katër ekipet finaliste të vijnë nga një shtet, këtë e bëri Anglia. Por këto finale e kanë edhe atë kërshërinë e vet sepse në to do marrë pjesë edhe 3 shqiptar, Xherdan Shaqiri për Liverpulin, si dhe Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi për Arsenalin.