Ka kohë që mjetet e informimit në të dyja anët e kufirit të turpit Shqiptaro-shqiptar, jo rrallë e kalojnë kodeksin gazetareskë, sepse ato financohen nga burime anti-shqiptare. Dhe as që ka shenja ndryshimi.
Më 31 dhjetor 2019, diku nga ora 22. 30 minuta, sipas kohës së Londrës, në Shqipëri dhe Kosovë, duke hapur kanalet televizive, për të hulumtuar program cilësorë u ndala në RTSH. Pata fatin se ishte duke kënduar një duet tash i njohur: Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi. U përqendrova në RTSH, por nuk vonoi shumë, ndodhë turpi. Në skenë del një këngëtar boshnjak nga Shkodra, emrin e të cilit nuk munda ta identifikoj sepse isha kyçur me vonesë. Ai këngëtar boshnjak fillimisht e këndoi një këngë boshnjake: “Mujo Kuje”. Asgjë nuk më pengoi, sepse ajo është një këngë nostalgjike për boshnjakët. Por, ky këngëtar “boshnjak” tregoi një marrëzi që as liqeni i Shkodrës, por as Deti nuk ka për ta larë, sepse e keqpërdori skenën duke kënduar serbisht këngën e anti shqiptarit, Miroslav Iliç: “Pozdravi je pozdravi”, qëllimisht nuk do ta përkthej. Ata që e kuptuan mirë, ata që nuk e kuptuan edhe më mirë.
Me këtë këngë, ai njeri irritoi si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët, këta popuj nga serbët kanë përjetuar masakrat më të tmerrshme, as fashistët nuk kanë bërë aso masakrash. Ky ishte një provokim i hapur.
A është marrëzi apo turp i RTSH-ës që ka lejuar një këngë të tillë, le ta bartin me ndërgjegje.
RTSH-ja, në një kanal ekskluziv, për çdo natë transmeton muzikë serbe, sllave, greke e bullgare, por nuk dimë ndonjë kanal në Sofje, Beograd apo në Athinë që transmeton këngë shqipe.