leoni

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Në Kosovë, kemi një hierarki të shthurur politike me një oligarki superiore

Njëri ndër shkencëtarët më të famshëm antik, Arkimedi, i njohur si: astronom, inxhinier, matematikan, pastaj i njohur me fjalinë  e famshme “Eureka” etj. Mes tjerash kishte thënë: “po t’a kisha një pikë mbështetëse, do ta mbaja Botën”.  Hierarkia e Kosovës në vend që të jetë pikë-mbështetëse e Kosovës, ajo është pika më e dobët Shtetërore. Rasti i fundit i mospranimit në Interpol, nuk ishte diç e pa pritur, sepse e tërë hierarkia politike serbe ishte vërë në ofensivë politike dhe diplomatike, pa dallim pikëpamjeve të tyre partiake. Në këtë ofansivë të ashpër diplomatike, e deshëm apo se deshëm Serbia doli si fitimtare, kundrejt një politike indoleshente të Kosovës. Institucionet e Kosovës në vend që ti marrin përgjegjësit mbi vete, ato e akuzojnë Serbinë, në shikim të parë kjo duket normale, por për fat të keç, faji është në qendër të Prishtinës, me tërë hierarkinë politike, me theks të veçantë, ajo e diplomacisë së jashtme.

Në gjithë botën demokratike, pas çdo dështimi pason dorëheqja, si akti më i kulturuar që mund ta bëjë një politikan. Në Kosovë dhe Shqipëri ndodhë e kundërta, në vend të dorheqjeve ata avansohën në pozita më të larta. Këso raste kemi të panumërta, si andej e këndej kufirit të turpit shqiptaro-shqiptar, për momentin do ta shkoqisë me theks të veçant atë të Ministrit të Punëve të Jashtme Behxhet Pacollit. Ai ende pa ardhur në Prishtinë është dashur të ofroj dorheqje, partia e tij her hynte në Kuvend, her nuke e kalonte pragun zgjedhor, në rrethana poltike ky person është dashur kaherë të largohët nga kreu i AKR-ës. Por si ky ashtu edhe të tjerët e kanë shëndrruar partin si pronë private, pa asnjë kriter politik, dhe sillën si byro-punësimi të militantëve të tyre.

Jo vetëm Behgjet Pacolli, por edhe gjithë të tjerët, ndërmarrin veprime të çuditshme, duke zhvendosur vëmendjen gjetkë. Rasti më eklatant është ky i fundit, duke vendosur taksën 100% në prodhimet serbe, kjo është bërë më tepër për ta zhvatur vëmendjen nga përgjegjësia e humbësit. Sa i përket kësaj takse, ky është një hap i vonuar i Kosovës, hap i vonuar sepse Albin Kurti para një Dekade e kishte dhënë një mendim të tillë, sikur ky mendim i Albin Kurtit të veprohej politikisht, sot Kosova ndryshe do sillej me Serbinë, por si do që të jetë më mirë vonë se kurrë.

Në vitin 2011 Albin Kurti gjat një vizite me bashk-atdhetarët në Londër mes tjerash theksoj rastin e dy afaristëve nga Gjemania, njëri Shqipëtar tjetri Gjerman, kishin përpiluar një projekt për ngritjen e Silosëve për grumbullimin e drithërave në Kosovë, në mënyrë që për pak vite ta largojnë Serbinë nga Kosova. Kur ia dorëzojnë atë projekt Qeverisë së Kosovës, ata iu kishin drejtuar këtyre afaristëve në këtë mënyrë : ” ju na e ipni 60% të fitimit” . Në vend që ti stimulonin këta afarist, iu ofrojnë kushte të papërballuara finansiare, për rrjedhojë aksioni dështon, dhe sot egziston me të madhe tregu serb në Kosovë.

Të jemi realë, Kosova po vazhdon të jetë e pranishme aty ku nuk po pengon Serbia. Rasti më theksuar për këtë është sporti. Kur Majlinda Kelmendi donte të arrinte në Himalaje, maja më e lartë në Botë kuptoht në sportin e Gjudos. Ishte në pikë pyetje pjesë-marrja e saj në Lojrat Olimpike në Londër. Por stafi i Majlinda Kelmendit e kishin përgatitur strategjinë, nëse Kosova nuk pranohët në Lojrat Olimpike, ajo do të garonte nën Flamurin Kuç e Zi për Shqipërinë. Unë kësaj radhe do të jap një mendim, mund të jetë i gabuar. Serbia çdo her ka qenë e frikësuar nga flamuri Kuç e Zi, dhe nga Shqipëria e Etnike. “Kundërshtimi” dhe “Pengimi” kanë dallim, Serbija e frikësuar Majlinda Kelmendi sepse e dinte që ajo do bëhej Yll Bote, serbia nuk dëshironte që ta shoh Majlindën në Shqipërinë e Bashkuar  , nuk paraqiste më pengesa , dhe Kosova pranohët në Lojrat Olimpike.

Sa i përket sportit edhe më indikative është pranimi i Kosovës për garat e Futbollit në UEFA dhe FIFA, unë prap këtu, do japi bindjen time, mund të jetë hipotetike, por edhe më e afërt është e   “Vërteta” pse Serbia nuk e “Pengoi” por vetëm e “Kundërshtoi” Kosovën. Gjat eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2016 në Francë, fati kishte dashur që në të njëjtin grup të garonin Shqipëri-Serbi. Me padurim pritej ky duel, dhe siq dihët tanimë nga të gjithë, gati në përfundim të pjesë-lojës së parë nga Qielli erdhi Flamuri i Shqipërisë Etnike. Dhe deri sa kori “Fashisto-Çetnik” brohorisnin parulla dihët se çfare, ky Flamur i bombardoj si Bombat e NATO-s. Një futbollist serb deshi ta shqyej at Flamur, por Zemrat shqiptare kur është në pyetje Flamuri  janë në gjendje edhe të vdesin. Vepruan në mënyrë heroike duke e mbrojtur Flamurin në Beograd. Hierarkia poltike e Serbisë e frikësuar nga Shqipëria e Bshkuar, sepse në Kombëtarën e Shqipërisë mbi 70% ishin nga Kosova, por kishte edhe nga viset tjera shqiptare, bazuar nga këto rrethana politike Serbia më nuk e pengonte Kosovën por vetëm e kundërshtonte në mënyrë kozmetike.  Si u pranua Kosova në UEFA dhe FIFA?. Për tu bërë anëtare e UEFAS dhe FIFAS fillimisht ai shtet duhë të ishte Anëtar i Kombeve të Bashkuara, ky kriter u shkel, dhe pas shum viteve pritjeje Kosova hynë në procedurat për pranim në UEFA dhe FIFA. Dhe erdhi ai momenti shumë-pritur votimi. Për ta kaluar votimin, me ligj është i definuar qartë se nevoitën 2/3- at e votave, edhe këtu u shkelën procedurat lixhore, sepse Kosova nuk i mori votat e nevojshme, por në skenë del Gjani De Infantino i cili e dha një arsyetim kozmetik, me ç’rast e çon Kosovën në votim të dytë. Aty ishte e qartë se Kosova nuk kishte problem me një shumicë të thjeshtë. Pas këti votimi në skenë del pëfaqësuesi i Serbisë i cili po ashtu e bëri një “kundërshtim” kozmetik, kurse Rusija as çë kundërshtonte, për të qenë dyshimet edhe më të mëdha këto shtete dhe Serbia e urojnë Kosovën. Do të isha i lumtur që ky mendim i imi të jet hipotetik.

Hierarkia politike në Kosovë, po përjeton një krizë të llojit të vet. Kuvendi mezi funksionon, sepse numrat kompleks politik mezi funksionojnë. Pozita nuk i ka numrat e mjaftushëm, por as opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar këtë Qeveri, gati thuaja se po shkohët drejt një “statuskuoje” totale politike. Zgjedhja më e mirë do ishte “zgjedhjet e reja” por as kjo nuk do ta nxirrte Kosovën nga kjo “statuskuo”, prap do kishim të njëjtën pasqyrë politike. Dhe kulminacioni shthurur i kësaj hierarkie politike është: Presidenti ndryshe, Kryeministri ndryshe, Krye Kuvendari ndryshe, Opozita ndryshe.  Hierarkia politike Shqipëri-Kosovë ndryshe, rasti i fundit me foto kozmetike, e që vetëm kalamajt mund ti mashtrojnë, krejtë ndryshe, ndryshe, ndryshe…

Kur hierarkia politike është e ç’akorduar, atëherë  vjen në shprehje  hapsira e lirë për oligarkinë në Kosovë, e cila po vepron në mënyrë superiore. Sot kemi një oligarki me pasurime galopante, me dallkaukët e tyre, që për fat të keç kanë lidhje me pushtetin. Kur këto bëhën bashkë, kemi situatën më të mjeruar të popullit, i cili po lufton për egzistencë. Në këtë krizë energjetike Qeveria gati po bënë shkelje të drejtave të njeriut, sepse ti lëshë qytetarët pa nxemje në këtë acar s’di ku ka më keç. Qeveria është dashur me kohë ti ndërmarr të gjitha masat që qytetarët ta kalojnë sa më leht stinën e Dimërit. Absurdi më i madh është kur Qeveria e fajson kompanin përkatëse, as që e di se cila është, sepse privatizimi i egër e bën të vetën, këtu faji është ekskluzivisht i Qeverisë.

Dhe së fundmi hierarkia e Shqipërisë është pakëz më e qartë, opozita ka rrëshqitur drejt një humnere  të dyshimët politik. Në Kosovë hierarkia politike nuk ka rrëshqitur në atë derexhe, por është afër rrëshqitjes në “fermat e George Orwell”, mos e dashtë Zoti edhe këtu nëse rrëshqasin…

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …