Kjo opozitë gjithnjë e më tepër po e tregon denigrimin e vet politik para mbarë botës, dhe pa fije turpi krenohet me këto të zeza. Derisa vet ishte në qeveri, e patën shndërruar Shqipërinë në një shtet autarkik, me një politikë të prapambetur që nuk lente hapësirë për çfarëdo reforme ekonomike, politike, e çka jo tjetër. Prapambeturi e pa shembullt në Evropë. Po të mendojmë në retrospektivën e tyre politike, tregon qartë se çfarë injorantësh politik e kanë qeverisur Shqipërinë. Këta liderë sikur janë lindur që në vend të lumturisë dhe gëzimit, popullit t’u sjellë fatkeqësi, vuajtje, vrasje, zhdukje misterioze etj.
Me djegien e mandateve opozitës së Shqipërisë iu ndal ora aty për aty, akrepat me tik-takun politik të tyre tani e tutje do të lëvizin mbrapsht dhe vetëm mbrapsht, kjo është një vet-përmbysje, njëkohësisht veprimi më “pozitiv” që kanë mundur t’ia bëjnë Shqipërisë. Por, kjo opozitë nuk është e vetmuar, ajo gëzon përkrahjen e pa rezervë të “kazanit informativ” të financuara me para të shteteve fqinjë, me “alamet” analistësh që për “një grusht dollarë”, janë në gjendje për të shpifur lloj lloj “informatash”, të ziera në këtë kazan të ndryshkur.
Sot për fat të keq nuk është momenti të merremi me gabimet e qeverisë, për shkak të eskalimit të veprimeve tejet të pamatura të opozitës. Në vend të logjikës po e përdorin forcën, duke kërcënuar me fjalorin e luftës. Kanë ardhur në një moment, ku po përpiqën me çdo kusht, për të satën herë t’i vejë zjarrin Shqipërisë. Dogjën e poqën, e plaçkitën e rrënuan, me të vetmin qëllim ta zhbëjnë Shqipërinë si shtet funksional. Po e shfrytëzojnë vakumin e gjyqësorit, sepse për 6vite të qeverisjes së PS-ës, ende kanë probleme me formimin e tij, i cili për dekada ishte në duart e Sali Berishës. Dhe derisa të formohet SPAK-u dhe Vetingu të forcohet, me një fjalë të filloi reforma në drejtësi, derisa këto të kompletohen, opozita e harlisur është vërë në ofensivë vandaliste e çka jo tjetër si keq e më keq, ku si qëllim kanë shkatërrimin e institucioneve, të krijohet një situatë anarkike sepse ndryshe nuk kanë shans të mbijetojnë.
Shqipëria kurrë nuk ka qenë në pozitë më të mirë për të hyrë në BE, ku edhe opozita do të ishte një shtyllë mjaft e rëndësishme. Komplimentet vijnë gjithandej botës demokratike, por kjo opozitë në vend që të reflektojë pozitivisht, me apo pavetëdie po shkon drejtë një rruge çorre, po t’ i bëhet një rrezatim i thellë me rrezet “X” të Rentgenit diagnoza tyre del: “kancer politik i pa shërueshëm”. Këta liderë politik të opozitës sillën sikur nuk kanë atdhe, L. Basha kokën e ka në Holandë, familja Meta-Kryemadhi i larguan fëmijët e tyre jashtë shtetit me arsyetim banal për shkak të qeverisë Rama. Sali Berisha në vitin famëkeq 1997 ishte gati të arratisej jashtë shtetit, lind pyetja ku?. SHBA-ja dhe Evropa nuk e donin, por bazuar në prononcimet e fundit të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i cili nuk flet kot për Sali Berishën, mes tjerash tha : “ishte argat i Millosheviqit”, indikacionet mund të çojnë në këtë shtet. Por kulminacioni i turpit të kësaj opozite janë veprimet e fundit agresive, sidomos ndaj policisë, të cilët po i plagosin në mënyrën më të keqe të mundshme. Disa ish deputet të tyre i godasin në komisariat me grushte, dhe duke i quajtur “mjeranë”, më keq as që mund të mendohët. Por, pa marrë parasysh këto veprime, Shqipëria do të heci drejtë Evropës, sepse kjo opozitë e ka të pamundur për tu bërë pengesë, të cilët janë bërë si të m’pirë. Po të ishte gjallë Çajupi do t’i drejtohej Shqipërisë me këto vargje:
E dashura Shqipëri,
të dua dhe kështu si je!
Po kur të shoh pa këtë opozitë, të mpirë
të dua dhe më mirë.