Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Paratë e vjedhura në “Rrugën e Kombit” nga Lulzim Basha, do t’ i paguajnë shqiptarët e Kosovës

Lidhur me pagesën e rrugës së kombit, po flitët shumë, madje edhe me kritika që shpeshë herë i tejkalojnë edhe kriteret e etikës gazetareske. Në shikim të parë, kjo edhe do të ishte normale, por ajo që më tërhoqi pak a a shumë kurreshtjen time, ishin kritikat që vijnë nga Kosova. Këto kritika, do të ishin me vend sikur të kritikoheshin edhe pagesat që bëhën në Serbi. Ku siq dihët atje ka shumë pika për pagimin e rrugëve. Por këtu kritikat zbuten, e për fat të keç shumica e mërgatës e shfrytëzojnë po këtë rrugë, duke pritur me orë të gjata në shi dhe dëborë, dhe duke i mbushur arkat e bugjetit serb. I vetmi medium që e kundërshton  këtë rrugë, ishte, kush tjetër pos Radio Kosova e Lirë.

Rruga e Kombit në shqipëri, tingëllon si është më së miri, por nëse hyjmë në brendësi të saj, ajo del me gjemba. Fillimisht projekti madhor i kësaj autostrade ishte nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, e këta si prepotent që janë e pagëzojnë me këtë emër famoz. Filluan lavdërimet nga drejtime të ndryshme, se këta janë patriot etj, etj… Kuptohët në Shqipëri më të zëshmit për këtë ishte “kazani informativ”, dhe alamet analistësh ku shquhej Fatos Lubonjiqi. Mirëpo në skenë del Lulzim Basha i cili bashk me Sali Berishën e kishin bërë krejt këtë projekt për ti mbushur thasët me para. Mirëpo thesi i Lulzim Bashës u zu në Rreze të Diellit kurse Sali Berisha ngeli nën hije i pa zbuluar sepse hija e tijë është mjaftë e dyshimt. Sa i përket kostos së kësaj autostrade në atë kohë ishte më e larta në Evropë për 1Km, imagjinojeni çfarë patriotësh.

Para pakë ditësh qeveria e Shqipërisë filloi me testimin e tarifës për pagesë afër tunelit të Kalimashit, e cila do të hyjë në fuqi nga mesi i Prillit. Natyrisht se është pritur që do të ketë kritika. Këto janë normale, dhe të dobishme si “Për” ashtu edhe “Kundër”. Por përsëri më i zëshmi po del pikërisht ai që e ka vjedhur këtë rrugë Lulzim Basha.

Edi Rama dhe Lulzim Basha, kanë hyrë në një garë sikur peshqit e mëdhenjë në detin e hapur. Edi Rama po noton në poltikë si një Delfin i vërtetë, kurse Lulzim Basha si një peshk i madhë por i pa definuar ka hyrë në ujëra të turbullta ku shumë peshq të mëdhenjë  nuk kanë mundur të dalin.

“VETTINGU” në Shqipëri edhe pse po shkon ngadal,  është në rrugë të mbarë dhe pa kthim. Ai në fillim do të vihët në ndjekje të peshqëve të mëdhenjë. Në grupin e peshqëve të mëdhenjë pa dyshim më të rrezikëshmit janë Peshkaqenët, të cilët arritën në detin Adriatik. Peshku i parë që do të kapet po del të jetë Adriatik LLalla. Kurse të tjerët janë futur në akuariumin e “VETTINGUT”.

Kuriozitet i vërtetë është se peshqit e mëdhenjë gjithnjë janë garë të ashpër mes veti sidomos në detëra dhe oqeane. Vaterpolo është një sport mjaft i popullarizuar në ujë. Vaterpollistët më të njohur në Botë janë nga : Kroacia të cilët njihën me nofkën “Balenat”, Mali i Zi me nofkën “Delfinët” dhe Serbia me nofkën “Peshkaqenët”. Në një kampionat Botëror të Vaterpolos u ndeshën “Delfinët” e Malit të Zi dhe “Peshkaqenët” e Serbisë, ishte një garë mjaft e ashpër e peshqëve të mëdhenjë,  dhe falë zhdërvjelltësisë së Delfinëve ngadhnjyen ndaj Peshkaqenëve. A do të ngadhnjejë politika e Delfinit  ndaj Peshakaqenit në Shqipëri …

Kurse situata në Kosovë është edhe më e ndërlikuar, sepse këtu në vend të peshqëve të mëdhenjë janë Urithët nëntokësor. Tëcilët po ua gërryejnë dheun nën këmbë këti populli i cili mezi po qëndron në këmbë duke mos ditur se çka po ndodhë dhe nga  t’ia mësyej. Nëse nisën nga Serbia kanë për të paguar shumë rrugë. Nëse nisën nga Shqipëria kan për ta paguar “thesin” e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …