Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Partia e majtë laburiste me fajin e vet pësoi humbje në Mbretërinë e Bashkuar

Partia Laburiste e spektrit të majtë politik në Mbretërinë e Bashkuar, ka vite që nuk qëndron ashtu sikur  duhet dhe si e meriton. Arsyet janë nga më të ndryshmet, të grumbulluara që nga fillimi i këtij mileniumi. Por zanafilla e katandisjes së kësaj partie rrjedh nga SHBA-ja.

Fillimisht para vitit 2000 në SHBA udhëheqnin me sukses të plotë demokratët të prirë nga njëri prej presidentëve më të suksesshëm ekonomikë Bill Kllinton, një herit miku më i mirë i Kosovës i të gjitha kohërave. Kurse në Evropë udhëheqnin me sukses partitë majtiste,në veçanti ajo Laburiste e udhëhequr nga njëri ndër liderët më të famshëm majtist Toni Bler, pa asnjë mëdyshje njeriu më stabil në Botë për intervenimin e NATO-s në Kosovë, ku vlen të cekët një fakt se gruaja e Toni Blerit qante vazhdimisht për popullin e Kosovës. Toni Bler i pa lodhshëm hapte rrugë për intervenimin e NATO-s në Kosovë, për këtë e mori përkrahjen e popullit britanez,partisë së vet Laburiste si dhe nga opozita e partisë Konzervative. Dhe erdhi momenti më i dashur për Kosovën, populli Anglezë bënë trysni të pa reshtur tek deputetët e vet e që këtu njhën si MP(Member of Parlament -deputet i parlamentit). Toni Bler me një angazhim të pa shoq e hedhë në votim për intervenimin e NATO-s në Kosovë, me ç’rast miratohët unanimisht ky votim. Në disa analiza që janë bërë me disa anglezë patën thënë se nuk mbahët mend kur parlamenti i MB ka votuar unanimisht në këtë mënyrë.

Në SHBA në përfundim të mandadit të dytë të ish presidentit tejet autoritativ Bill Kllinton,në garë për president del kandidati Republikan Xhorxh Bushi i riu dhe Demokrati All Gor. Ku me një diferencë tejet të ngusht kishte ngadhënjyer Xhorxh W Bush. Ky president në fushatën e tij para zgjedhore mes tjerash kishte thënë se do ti tërheq ushtarët nga Kosova dhe kishte thënë se SHBA nuk kishte më interes në Evropë e sidomos në Ballkan. Ishte ky lajmë tronditës sidomos për Kosovën e cila ende ishte me plagë në trup. Por për fat të mirë ashpër reaguan Evropianët,dhe dihët përsëri më i palëkunduri ishte kush tjetër pos Toni Blerit(Kosova duhët ta fusë në enciklopedinë e historisë këtë figurë markante), dhe e bindë Xhorxh W Bushin se ushtarët e SHBA-ve duhet të mbesin në Kosovë,për fat të mirë ata ende janë. Kurse agjenda tjetër e tijë ishte se do ta luftoi al-kaidën në atë kohë. Por për fat të keq pikërisht në kohën e tij fillojnë aktet terroriste,kurse shokues ishte ai i 11 Shtatorit 2001 kur në mënyrën më të quditshme goditën Kullat Binjake në Nju Jork. Edhe sot është habitshme se si është e mundur ata aeroplanë civil pa dirigjim nga toka dhe pa koordinata të të tjera të nevojshme të  bëhët ajo goditje precize,për shumë ekspert të aviacionit luftarak është një Enigmë e pa zgjidhur.

E tërë bota ishte solidarizua me SHBA-në. Pas këtij akti Xhorxh W Bushi ndërmerr hapa tejet të pamutur mirë në lindjen e mesme,gjë që edhe vet e pranon më vonë se shpesh herë kishte marrë vendime krye në vete. Njëri nga këto ishte sulmi në Irak pa pëlqimin e KS të OKB-ës,nga ky moment ky këshill kurrë më nuk mori ndonjë vendim të duhur,rasti më i keqë është ai me Kosovën. Edhe pse kishte shumë kundërshtime në botë për sulmin në Irak ai e bindë Toni Blerin e partisë Laburiste dhe njëherit Kryeministër i MB, që ti bashkohet SHBA-ve. Toni Bler i kishte duart e lidhura në këtë rast sepse kohë më parë e kishte bindur Xh Bushin për mos tërheqjen e ushtarëve nga Kosova,dhe bie para aktit të kryer. I bashkohet Xh Bushit  dhe e sulmojnë Irakun gjoja për shkatërrimin e armëve Kimike. Pas sulmit në Irak ku nuk u gjenden armët Kimike, Toni Bler hapur e pranon gabimin dhe thotë: “Ky është dështimi i dytë i inteligjencisë, pas atij kundër Enver Hoxhës”. Nga ky moment në Angli fillojnë disa protesta kundër këtij sulmi,por populli ende kishte respekt të lartë për të,ndërkaq fillon një urrejtje e lartë ndaj Xh Bushit me ç’rast tërë fajin ia hedhin atij. Mirëpo me kalimin e kohës partia Laburiste humbiste disi nga autoriteti por kurrsesi ti humbiste zgjedhjet. Sepse autoriteti i Toni Blerit ishte aq i lartë sa që kurr populli i Angisë nuk do ta kishte ndërruar

Toni Blerin nuk mundë ta rrëzonte nga qeveria as partitë opozitare si: partia e djathtë Konzervative dhe ajo e majtë social-demokrate. Sepse autoriteti i tij ende ishte i lartë, dhe për rrjedhojë opozita as që tentonte të ngrehë ndonjë mocion për largimin e tij. Por ndodh ajo që më së paku është pritur. Fraksioni laburist i udhëhequr nga Gordon Braun në mënyrën më tinëzare përgatitë grupin për largimin e Toni Blerit nga qeveria. Atë që nuk mundi ta bëjë opozita e mos të flasim populli,e bëri Gordon Braun i cili përfundimisht e largon Toni Blerin nga Kryeministri, dhe nga ky moment fillon një katandisje e partisë Laburiste. Ku rolin e kryeministrit e merr Gordon Braun i cili paraqet programin e tij ambicioz për zhvillimin e vendit. Mirëpo në shtetet demokratike kur liderët bëjnë gabime populli është ai që i dënon me anë të votës së lirë. Pas marrjes së kryeministrit nga ana e Gordon Braunit populli i MB sidomos ai Anglez nuk e mirë-priti këtë hap tejet të gabuar të Partisë Laburiste,ku populli vazhdimisht e dënonte për mes votës.

Fillimisht në ato lokale por Gordon Braun as që mendonte të tërhiqej nga lideri, pastaj humbja e radhës në zgjedhjet regjionale dhe përsëri lideri majtist me avazin e vjetër për mos largim. Dhe vie viti 2010 kur pas shumë  vitesh në qeveri vjen partia konzervative, jo me meritën e tyre por me gabimin kardinal të partisë laburiste dhe liderit të saj. Kështu populli i MB sidomos ai Anglezë me vetëdije të lartë din të dënoi me anë të votës së lirë. Më në fund edhe Gordon Braunit i vie fundi dhe largohet nga politika thuaja kokë-ulur, në vend të tij vie Ed Milliban, por quditërisht në partinë laburiste as se si të zhduken fraksionet,ku tani në fraksion dalin dy vëllezërit Ed dhe Dejvid Milliban. Dhe ky ishte fillimi i humbjeve të partisë laburiste. Me të marr qeverisjen e vendit partia konzervative e spektrit të djathtë politikë me në krye Dejvid Kameruninin, hapine parë e bënë duke ndërmarrë masa shtrënguese ndaj shtresës së mesme,policisë,shëndetësisë,e çka jo tjetër…Shtresa e varfër nuk ekziston, të gjitha këto shtresa në kohën e Toni Blerit kishin një jetë bukur të lumtur. Dhe për herë të parë pas shumë vitesh populli britanez i pa kënaqur me këto masa fillojnë me:protesta,greva,demonstrata etj.  Por Dejvid Kamerunit dhe partisë konzervative as që i bënin përshtypje këto pakënaqësi të popullatës dhe pa reshtur aplikonin masa shtrënguese kundër shtresës së mesme. Mirëpo populli kur e pa se me këto pakënaqësi është kotë dhe e pa mundur të bëjnë ndryshime , atëherë populli i priti 5 minutat e vet dhe e ndëshkoi me anë të votës sidomos në ato lokale dhe regjionale. Mirëpo populli nuk kishte më ambicie ta votonte partinë laburiste edhe pse bënte një ngritje të lehtë në këto nivele,por populli filloj ta ngrisë me vota në nivelet lokale partinë nacionaliste UKIP-in. Dejvid Kameruni nga këto humbje në nivelet lokale, filloi të reflektoi dhe tha qartë: “më duhët të punoi më shumë”. Dhe ashtu bëri nuk ndërmori më masa shtrënguese ndaj shtresës së mesme. Pastaj ndërmori një akt tjetër tejet të mirë shpall referendumin: “për” apo “kundër” të MB në BE.  Për këtë gjest të mirë të tij populli nxjerr fitues edhe në vitin 2015,madje me një diferencë bindëse.Lideri i partisë laburiste kësaj radhe pa hezitim jep dorëheqje, dhe një herit zgjedhin Gjeremi Kurbinin në krye të laburistëve.

Dhe vjen viti 2016, kur populli i Britanisë së Madhe  duhej që të votonte për mes referendumit “për” apo “kundër” në BE. Dhe këtu partia konzervatore ndahët në dy drejtime të kundërta: ai “për” i udhëhequr nga kryeministri Dejvid Kamerun dhe ai “kundër” i udhëhequr nga ish kryebashkiaku i Londrës Boris Xhonson. Ai ishte vendimtar për mbetjen si lider i partisë konservative, Dejvd Kamerun, sepse në zgjedhjet për kryebashkiak kishin pësuar debakël të vërtet në Mb. Mirëpo ai si gjithnjë gazmor e kishte fituar garën në Londër, dhe disi mbijetoi. Partitë tjera ajo laburiste, social-demokrate,ajo e gjelbërt si dhe disa organizata tjera ishin rreshtuar në bllokun “për” në BE. Kurse siq u cek më sipër blloku i Boris Xhonsonit dhe ai i UKIP-it e formojn një grup të përbashkët  për “kundër”,të cilin e emëruan BREXIT. Siç dihët ngadhnjeu grupi i Brexitit, me një diferencë jo shumë të lartë. Kur jemi te kjo diferencë  në shtetet e zhvilluara demokratike rrallë ka ndodhë që sondazhet të mos jenë të sakta. Mirëpo kjo ndodhi në MB dhe SHBA?…

Pas fitorës së BREXIT-it situata politike në MB filloi të merr një kahje krejtësisht ndryshe, ku të gjithë e pranuan këtë rezultat. Dhe fillon një diskurs i ri politikë,ku të gjithë liderët që e udhëhoqën këtë fushatë dhanë dorëheqje me përjashtim të liderit krye-neç laburist Xheremi Kurbin. Kurse lideri tjetër fitues Boris Gjonson i cili ishte kryesori doli para mediave e uroi këtë fitore dhe tha: unë nuk do të bëhëm kryeministër sepse këtë fushatë e kam bërë për shetin tim e jo për vehte. Dejvid Kamerun jep dorë heqje nga posti i krye ministrit britanez. Kurse partia e djathtë konzervative pa ndonjë ekuivokë zgjedhë për lidere dhe njëherit për kryeministre zonjën: Tereza Mej. Mirëpo ajo ndërmori hapin më të guximshëm, me të marr rolin e kryeministrisë tha me vetëdije të lartë se unë nuk e kam marrë nga populli, dhe vendosi ta qoi shtetin në zgjedhje të para kohshme, edhe pse ka mundur të mos e bëjë këtë . Kësi rasti rrallë ndodhë në botë, dhe po ta bëjmë një analogji me atë laburistë sidomos ai Gordon Braunit i cili në mes të mandatit e rrëzon pa meritë Toni Blerin dhe nuk i shpall zgjedhjet e para kohshme.

Ashtu edhe siç ishta paraparë më 8 Qershor 2017 u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, ku siç pritej paraprakisht fitoi partia konzervative. Mirëpo populli Britanez i dënoi të dy liderët partive më të mëdha Tereza Mej dhe Xheremi Kurbin. Sa i përket Tereza Mej ajo bëri mirë kur e qoi shtetin në zgjedhje të para kohëshme,mirëpo përsëri gaboi kur paralajmëroi se do ti shkëpus ndihmat familjarëve gjat stinës së dimërit. Gjatë kësaj stine në të kaluarën qeveria u ndihmonte familjarëve me nga 25 euro në javë,kurse këtu më së shumti përfitonin shtresa me moshë më të vjetër. Kur jemi te mosha në MB mbi 55% janë mbi moshën 50vjeqare, kurse në moshën e vjetër dominon popullata mbi moshën 85vjeqare. Kjo ishte vendimtare kur kjo moshë e votonte në vazhdimësi partinë konzervative, kësaj radhe nuk e votuan.

Rasti tjetër ishte manifesti më i mirë partisë laburiste. Dhe mu për këtë populli votoi ashtu që të dy liderëve populli u tregoi qartë se duhët të jenë në nivelin më të lartë politikë,për ndryshe dihët se çka i pret.

Ashtu si voton populli me vetëdije të lartë, po të ndodhte një gjë e tillë në Kosovë shumë politikanë nuk do ti kishin lënë as pastrues rrugësh. Këto zgjedhje sollën shumë risi, partia fituese doli ajo konzervative por e humbi shumicën sepse për të pasë shumicën nevoitën 326 deputet kurse ajo fitoi 218, i nevojitën edhe 8 deputet të tjerë për ta formuar qeverinë,partia laburiste për shkak të programit ambicioz pësoi një rritje por jo kurrsesi për ti fituar zgjedhjet .Pastaj këto zgjedhje i shkaktuan humbje katastofale UKIP-t duke e larguar nga parlamenti,pastaj shumë skocezë ishin të paknaqur me Brexitin kurse kësaj radhe populli skocezë u tregoi qartë partive pro shkëputjes së tyre nga MB-ja se më nuk e dëshirojnë një gjë të tillë ku liderin e tyre nuk e votuan për deputet. Risi tjetër është se për herë të parë fituan shumë deputete të gjinisë femrore 206 deputete një rekord ,dhe me shaka shumë njerëz në botë Anglinë e quajnë shtet i grave. Bazuar në këtë situatë partia konzervative do ta krijoj qeverinë, kurse lideri krye-neç Xheremi Kurbin këtë rritje të lehtë po e konsideron si sukses të tij, e në fakt nuk është ashtu,ai përsëri as që e ka ndërmend të japi dorë-heqje.  Përfundimisht mundë të konkludohët se partia konzervative nuk i fitoi zgjedhjet por partia Laburiste i humbi zgjedhjet me fajin e vet dhe liderit të tyre, Xheremi Kurbin.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …