leoni

Nebih Rexhepi Politika↔aki ti loP

Rastësisht e lexova këtë fjalë mbrapsht, me ç’rast më asocioi në disa fjalë, si p.sh, politika mund të falë gjithçka, për veç sinqeritetit… Nëse ti nuk merresh me politikë, politika do merret me ty. A janë politizuar edhe lopët. Janë këto disa thënie kuptimplote, dhe shumë domethënëse.

Fillimisht, iu kërkoj falje lopëve, këtyre krijesave më të dobishme të njerëzimit, të cilat jo rrallë bëhen urë-lidhëse mes politikanëve të këqij dhe popullit, sidomos në shtetet me nivel të ulët të demokracisë. Sikurse çdo gjallesë tokësore, që kanë probleme shëndetësore, po ashtu edhe lopët e kanë një sëmundje që njihet si: “lopët e çmendura”. Për fat të keq kjo fjali shpeshherë është keq përdorur nga politikanët, sidomos në Kosovë. Kur Isa Mustafa me disa nga të vetët, etiketonin Albin Kurtin, si: “lopa e çmendur”. Por edhe shumë politikanë të tjerë përdornin fjalë të tilla fyese. Me ç’rast ishin bërë shumë kritika ndaj këtyre etiketimeve skajshmërisht primitive, për fat të mirë, kohëve të fundit dukshëm janë reduktuar këto fjalë ofenduese. Do shkoqis një fjali të tillë me emërtim të shtazëve ndaj njeriut. Kjo më së shpeshti është përdorur në kohën e S. Millosheviqit, kur një shok i imi mu drejtua: “a e përcolle mbrëmë në TV atë majmunin,me ata majmunët e vet(aludim në Millosheviqin). Kurse unë ia ktheva: “mos i ofendo majmunët”. Për 10 minuta, nuk erdhi në vete, dhe më pas mu drejtua: “plotësisht ke të drejtë”.

Në Shqipëri, fjala “lopë” përdorët shumë pak, thuaja se hiq fare. Por atje, përdorën fjalët si: kafshë, gomar, bisha, shpellar (aludim në arinjë), egërsirë, etj. Por për fat të mirë edhe atje po hyn ligji mbi ndalimin e fjalëve abuzive, pikërisht si në shtetet e zhvilluara demokratike.

Mirëpo opozita e Shqipërisë, duke iu shmangur këtyre fjalëve me etiketime të botës shtazore, ajo ka zgjedhur fjalorthin më vulgarë në Evropë. Dominojnë fjalët më çoroditëse që mund ti dëgjosh, si psh: hajdut, kriminel, bandit, ordiner, është e pa mundur të veçohen të gjitha.

Por akoma më keq, nga kjo opozitë kohëve të fundit, po dëgjohen edhe fjalë kërcënuese nga Sali Berisha, i cili  hapur thotë: “merrni armët, ç’prisni”, pastaj: “akoma s’ keni parë asgjë”, etj, etj, etj. Këtë rrugë të ndytë po e vazhdon edhe  i dështuari Lulzim Basha, hiq më mirë nuk qëndron as Monika Kryemadhi me çizme, duke mos kursyer as trupin.

Të tre liderët e opozitës në Shqipëri e kanë krijuar “Trekëndëshin e Bermudeve” me atmosferë luftë-nxitëse, sepse jo rrallë kjo fjalë po përdorët, tjetër është që po mbyllën sytë, e po heshtet  por sa do të zgjasë kjo heshtje unë personalisht nuk e di, sepse është krijuar një pamje e zymtë, e që as kush nuk e dëshiron, shpesh përmendet viti famëkeq 1997.

Trekëndëshi i Bermudeve në Shqipëri si në koordinim, e krijoi trekëndëshin e dytë atë të demonstratave: Shqipëri-Serbi-Mali i Zi. Me këto shtete këta lider kanë lidhshmëri të ngushtë nga e kaluara.

Opozita e Shqipërisë është në përpjekje të krijoi edhe trekëndëshin e tretë: Rusi-Greqi-Serbi. Për momentin e gjithë Bota demokratike po i kritikon veprimet e opozitës. Por opozita e Shqipërisë, mund të llogarisë vetëm në trekëndëshin e tretë të tyre. Vetëdija e dallon njeriun nga gjallesat tjera. Çdo devijim nga ky nocion, detyrimisht shpie nga titulli i lexuar  mbrapsht, opozita e Shqipërisë duhet të jetë e vëmendshme për këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …