Lidhshmëria mes të popullit dhe institucioneve më të larta politike janë në pikën më të ulët që nga pas lufta mos edhe më gjatë. Arsye nuk ka, fajtorët mund të dihen shumë lehtë, ai është i tërë spektri politik, për fat të keç fajtor tjerë ka edhe jashtë këtij spektri. Por fajin kryesor duhet kërkuar te Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi. Për fat të keq nga këtu fillojnë të gjitha të këqijat e Republikës së Kosovës, për të vazhduar tatëpjetën, vështirë se gjendët diçka ku zbatohet ligji.
Në të kaluarën e largët populli nuk ka guxuar të paktën publikisht t’i kritikojë politikanët, sepse ishte në fuqi ligji për delikt verbal i cili parashihte dënime me vite burgu. Më vonë ky ligj u hoq nga kodi penal. Në botën demokratike ky etiketim bëhet sipas nevojës,dhe kur e kërkon momenti. Por në Kosovë ky etiketime është tejet i theksuar, për fat të keç i vetmi komunikim nga distanca.
Populli në pa mundësi për ti dalë mbanë me këta politikanë intrigantë të vetmin mllef e zbrazin duke i emërtuar me emra kafshësh si : lopë, qenë, kali, gomar, ujk, dhelpër, gjarpër etj, si dhe nga zvarranikët hardhucë, zhapin etj,etj. Kurse për emërtime të tilla nuk ngecin prapa as politikanët, ku më i zëshmi ishte Isa Mustafa.
Ai me argatët e vet e nisi duke etiketuar fillimisht Albin Kurtin duke e quajtur lopa e çmendur, pastaj në koordinim me Hashim Thaqin duke përdor fjalorthin më banal si: pelë dhe fjalë të tjera që lapsi nuk i përballon dot.
Deri sa këto shprehje banale përsëriteshin thuaja në vazhdimësi,deputetë e PDK-LDK-ës jo që nuk e kundërshtonin por edhe kënaqeshin me këto etiketime dhe fyerje që u bëheshin krejt opozitës.
Mirëpo këtyre etiketime tejet primitive nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa u kundërvihet me zhdërvjelltësi dhe me një kulturë çfarë rrallë mund ta gjesh edhe te politikanët në Evropë, Jakup Krasniqi i cili jep një përkufizim të përsosur për Hashim Thaçin, për të cilin thotë, shpesh herë është më dinak se dhelpra dhe më helmues se gjarpri. Jakup Krasniqin lirishtë mundë ta konsiderojmë si politikanin më të mirë nga pas lufta, i vetmi ai e udhëhoqi kuvendin pa asnjë vërejtje. Për kryekuvendarët e tjerë nuk mundë të thuhet kurrsesi. Kurse kulminacioni arriti kur veprimtari i njohur ish avokati i popullit Sami Kurteshi, ministren e drejtësisë e kishte quajtur, lopë. Por ky krahasim i keq u prit edhe më keq nga deputetët e PDK-LDK-së. Po ata harruan se Petrit Selimi në përballje televizive pa fije turpi, deputeten e Vetëvendosjes e kishte quajtur toshë, këtij i shkojnë për shtati krahasimet në gjuhën serbe. Këto deputete pa fije turpi heshtnin. Kjo është kur nuk logjikojnë më larg se koka. Këto etiketime po vazhdojnë dhe as që ka shenja për një përmirësim të këtij fjalori vulgarë.
Për t’ i veçuar dështimet e keq-qeverisjes një gjë e tillë është më se e pamundur por kësaj radhe duhet ndalur tek Arsimi. Ministri i Arsimit më mirë do ishte të quhej Ministri i Edukimit, sepse nocioni edukatë është më gjerë se sa arsim. Raporti i pissas ishte tejet shqetësues, por aspak befasues. Në këto raste përgjegjësia kryesore bie tek ministri i arsimit. Gabimet janë shumë dimensionale duke filluar nga lartë si: Akademia e shkencave e cila është në duar të LDK-së, pa mëdyshje është turpi i Kosovës. Ata të ashtu quajtur akademikë jetojnë si parazitë. Parazitët kur futën në drunj zakonisht në Lisa të gjatë, e dëmtojnë trungun e Lisit deri në tharje. Akademia e Shkencave dhe Arteve do duhej të ishte trungu i Kosovës ata pa mëshirshëm po e thajnë këtë trung. Sa i përket Universitetit ai është alarmante, aty ka profesor me diploma false pa asnjë punim shkencorë, të tjerë duke marrë tituj të lartë shkencor për mes internetit pa asnjë vlerë etj. Për rrjedhojë gjuha e këtyre “profesorëve” nuk dallon nga gjuha e barinjve.
Përfundimisht politikanët e kontaktojnë popullin vetëm në fushatat para zgjedhore, kur me hipokrizi kursejnë fjalorin e sharjeve e fyerjeve…