Republika e Shqipërisë ka kohë që ka hyrë në një politikë me dy kahe tërësisht të kundërta: majtas dhe djathtas. Pas 8 vitesh të keqqeverisjes së të djathtës me në krye Sali Berishën, për herë të parë pas periudhës së komunizmit u zgjodh edhe presidenti jo koncesual me mandat 5-vjeçar, Bujar Nishani. Mirëpo për fat të mirë kësaj keqqeverisje populli i Shqipërisë me vetëdije të kthjellët dhe me një kulturë të lartë politike, të frymës evropiane ia dha goditjen e merituar me anë të votës, të cilën e hodhi në një opozitë të tkurrur politikisht. Me këtë humbje të thellë Sali Berisha u detyrua të jap dorëheqje, por ai e bëri këtë në mënyrë perfide duke zgjedhur si lider partie “pionin” e vet Lulzim Basha, i cili në atë kohë ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por ky politikan tanimë i demoduar vepron në stilin: Hidhe gurin fshihe dorën. Mirëpo Populli prapë ia dha goditjen radhës, në mënyrë edhe më bindëse, duke i shkaktuar humbjen e Bashkisë së Tiranës, dhe humbje të thellë në zgjedhjet vendore në mbarë Shqipërinë, që nga Jugu në Veri.
Pas kësaj humbjeje të thellë e djathta u fut në një rrugë pa krye, ku duke mos pasur më as edhe një rrugë tjetër vazhdon me atë avazin e vjetër: me britma e piskama nga më primitivet. Nga humbjet e tilla në Botën Demokratike vështirë se do të mundë të qëndronte më si udhëheqës i një partie, por për fat të keq kjo ndodhë tek ne. Nga këto humbje të thella njëra pas tjetrës. Sali Berishës i ngeli vetëm presidenti i Shtetit, Bujar Nishani, i cili qysh nga marrja e mandatit u soll vetëm si dorë e djathtë e PD-së dhe Sali Berishës.
Presidenti i Shqipërisë përfundimisht tregoi anshmërinë e tij politike që është e ndaluar me të gjitha rregullat demokratike. Duke dalë haptas në përkrahje të partisë Demokratike të Shqipërisë me disa dhjetëra demonstrues “gjoja të shoqërisë civile” të manipuluar nga humbësit politikë: Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Duhet cekur se ditë më parë ishte mbajtur një demonstratë e tillë ku deputetët e PD-së kishin dalë të armatosur me revole në brez. Këtu nuk duhet vlerësuar ato demonstrata se a kanë qenë të drejta apo të pa drejta. Por presidenti i Shtetit në as një mënyrë nuk është dashur t’i lejojë vetes e të zbres në atë nivel të ulët dhe qesharak, duke u paraqitur para medieve sikur të ishte në kryesinë e Partisë Demokratike. Kjo vërtetë është skandaloze dhe e pakuptimtë për një burrë Shteti, partia e të cilit qysh moti i ka humbur zgjedhjet dhe ai merret me punët e Shtetit duke e përfaqësuar pakicën. e cila dita ditës po degradohet. Presidenti do duhej të ishte figurë unike i popullit, sikur kanë qenë: Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu e Bamir Topi dhe kurrsesi një figurë përçarëse sikur është, Bujar Nishani.
Krahu politik i koalicionit të majtë me në krye Partinë Socialiste po i vazhdon disa reforma evropiane, edhe pse po hasë në kundërshtim jo vetëm nga opozita e tkurrur por tanimë edhe nga një zë i vetmuar në shtretërit, sikur është Ben Blushi. Në këso dallimesh të thella politike roli i presidentit do ishte faktori kyç për zgjedhjen e kundërshtimeve politike.