leoni

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: UÇK ka qenë është dhe do të mbetet nderi dhe krenaria e popullit

Kosova ka kaluar nëpër kohëra të vështira me armikun shekullor serbo-madh. Historikisht ato dihen. Por e pati edhe një mundësi për t’u shkëputur nga Serbia. Në kuvendin e Prizrenit,  më 1945 ajo mundi ta bëjë këtë. Ishte marrëveshja e mbështetur në Rezolutën e Bujanit pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e cila parashihte që Kosova të vendos se a dëshiron të bashkohet me Shqipërinë apo me ish Jugosllavinë. Për fat të keq,delegatët e kuvendit të Prizrenit votuan që Kosova të mbetet nën Serbi dhe ish Jugosllavi. Ky votim ishte një tradhti ndaj popullit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo tradhti i solli shumë të këqija dhe të zeza këtij populli edhe ashtu i vuajtur. Filluan rrahjet, burgosjet, vrasjet, shpërnguljet, e shumë të zeza të tjera. Por as këto nuk iu bënë boll shtetit serbo-sllav, dhe filluan t’ia ndalojnë edhe frymëmarrjen Shqip.

Në këto rrethana tepër të vështira, këtij populli gati të përdhosur i doli Zot biri i vet Adem Dmaçi, cili i dha frymëmarrje të plotë. Ai me bashkëveprimtarët e tij e mbronte Kosovën si në burg ashtu edhe në liri. E bënte këtë aq me guxim dhe krenari, sa që është e pa mundur të përshkruhet me fjalë. Të rrallë janë njerëzit në botë që kanë bërë për popullin e vet si Adem Demaçi. Ai me të drejtë konsiderohet si Mandela i Ballkanit.   U deshën afër dyzet vite që Kosova të mëkëmbej dhe kulmoi me demonstratat masive të studentëve të Universitetit të Kosovës të vitit 1981. Ishin këto demonstrata aq të suksesshme, sa që e bënë Kosovën të njohur për herë të parë në mbarë Botën.

Për herë të parë Kosova zë vend në të gjitha mediumet më prestigjioze botërore si: CNN,  Washington Post,  New York Times,  Allgemajne Cajtung, e shumë e shumë të tjera, të cilat e kishin paraqitur Kosovën në harta, për të bërë të ditur se ku gjendej ajo. Një vend i pa njohur më parë.  Ky ishte një afirmim jashtëzakonisht i mirë, meqë shumë shpejtë u krijua një simpati tepër e mirë në mbarë botën demokratike.

Ishin bërë të përditshme informimet nga Kosova.  Pikërisht  për këtë në Trojet Shqiptare, nëm Tiranë ishte caktuar emisioni special:  “Shtypi Botëror rreth ngjarjeve në Kosovë”. Fillimisht në Radio Tirana,TVSH, e më vonë edhe në Kosovë.  Studentët e Universitetit të Prishtinës e patën bërë traditë që për çdo vit rresht t’i përkujtonin përvjetorin e demonstratave e 81-ës që i lëkundi themelet e ish Jugosllavisë.   Pushteti serb i dënoi këto demonstrata, për fat të keq as strukturat politike të Kosovës nuk bënë hiç më mirë.   Filluan burgosjet diferencimet e shumë të këqija të tjera.  Në universitetin e Prishtinës, për fat të mirë pati edhe profesorë guximtarë që do t’i mbronin dhe t’ i përkrahnin këto demonstrata të studentëve si:   Dr. Rexhep Qosja dhe Dr. Ali Hadri dhe disa magjiistra në mesin e të cilëve edhe Mr. Ukshin Hoti (fatkeqësisht ende nuk dihet fati i tij).Që të gjithë këta u dënuan me largim nga procesi i ligjërimit, i diferencuan dhe i disa nga ata edhe burgosën.

Serbia me ndihmën e strukturave politike të Kosovës sollën policë të njësive speciale, për t’i shtypur demonstratat. Ku pasojat tanimë   i dinë të gjithë. Por ishte me rëndësi, populli për çdo vit bashkohej dhe bëhej gjithnjë e më i fortë. Të bashkuar jemi më të fortë, këtë duhet ta kuptojmë një herë e përgjithmonë. Serbia për vite me radhë vazhdoi me dhunë policore, ku kulmoi me ardhjen e kasapit të Ballkanit në pushtetin serb Sllobodan Mllosheviqit, i cili karrierën e vet politike e nisi duke vjellë helm kundër shqiptarëve liridashës dhe duke e quajtur Kosovën si djepi i Serbisë, E filloi me iniciativën për ndërrimin e Kushtetutës. U pa e qartë do niste një rrugë të anti Shqiptare,dhe të përgjakshme. I vuri  të gjithë Shqiptarët në një vend. Por për fat të mirë, kësaj radhe edhe strukturat politike të Kosovës nuk kishin nga t’ia mbanin më, pos ta kundërshtonin atë, dhe të bashkohen me popull. Një kundërshtim të tillë do ta detyrojë Millosheviqin që ti largojë nga skena politike shumicën e tyre. Për t’i zëvendësuar me të ashtu quajtur “shqiptar të ndershëm” edhe pse me vështirësi gjente sepse asokohe  kishte filluar homogjenizimi i popullit. Ai  u detyrua të sillte  nga Beogradi politikan shqipfolës bastardë si: Ali Shukriun,  Rrahman Morinën, Sejdo Bajramoviqin, e të tjerë.

Populli i kishte kuptuar qëllimet e Milosheviqit dhe filloi një sensibilizim i fuqishëm, filluan t’ i paraqesin pengesa të cilat ai nuk kishte para menduar. I tërë populli u ngrit në mbrojtje të Kushtetutës. Fillimisht nga ata të nëntokës, minatorët e Trepçës, të cilët me këmbëngulje kërkonin për mos ndërrimin e Kushtetutës. Por kot Millosheviqi as donte të dëgjonte. Por as populli nuk lëkundej dot nga kërkesat e veta për mos ndërrimin e Kushtetutës.  Minatorët secilën herë e më shumë bëheshin më këmbëngulës,më të guximshëm dhe të pa lëkundur. Serbia as dëgjonte për kërkesat e popullit. Durimi i popullit sa vinte e humbte, Dhe këtij  durimi Minatorët i dhanë fund?  Vendosën që të shkojnë në Prishtinë. E tërë Kosova e dinë atë marshim historik. Por unë në këtë shkrim po e veçoj një rast timin.

Kujtime për një kronikë të zhvillimeve në vitit 1989 në Kosovë

E mora autobusin nga Prishtina për Mitrovicë. Kur arritëm në fshatin Shupkofc, te rrethi për Mitrovicë, ishin grumbulluar një numër i madh minatorësh dhe autobusësh. Nga kureshtja fillova të shikoj nga autobusi se ç’po ndodhte. Minatorët hipnin në autobusë pastaj zbritnin(i lus minatorët nëse nuk ka qenë kështu të më plotësojnë,  do u jam tepër mirënjohës). Disa minatorë (3 apo 4 syresh nuk më kujtohet),  hipën në autobusin ku isha edhe unë. I pyeta se ç’po ndodhë?    Njëri nga ata më tha: po duam të shkojmë në Prishtinë, por ne kemi kërkuar autobusë që të na dërgojnë në Prishtinë, ata po duan me autobusë të na kthejnë në Mitrovicë por e kanë të kotë. Tjetri vazhdoi në mënyrë të prerë: Të gjallë me shpirt, këmbë kemi për të shkuar në Prishtinë, se s’ka Forcë që na ndalë. Dhe filluan të zbresin nga autobusi. Unë dhe disa udhëtarë filluam të zbresim me ata. Njëri nga minatorët na pyeti ku po shkoni? i thamë me ju. Tjetri në mënyrë të prerë na tha: veç na pengoni. Njëri pyeti se ku punon(me gjasë më kishte njohur) i thashë në arsim. Shko më tha mbaje mësimin ky është kontributi i yt më i madh. Kjo fjalë mu ngulit në kokë. Unë u ktheva në ulësen e autobusit, e ata me çizmet e minatorëve u tubuan si 1 e morën rrugën e Historisë, për në Prishtinë. E unë me kokë të lëkundur shkova detyrës sime, ku më sillej ajo fjalë e ëmbël “shko mbaje mësimin ai është kontributi më i madh”.

Kur arrita në vendim tim të punës u përshëndeta me shokë .Ata më hetuan se diç kishte ndodhur me mua. Unë u thash se Minatorët e Trepçës u nisën këmbë në Prishtinë. Atyre edhe më shumë u lindi dyshimi se me kokën time diçka s’ishte në rregull. Pas pak më thanë se kisha pasur  të drejtë, minatorët e Trepçës ishin nisur këmbë për Prishtinë.  Ata tanimë as kordonët policorë dhe as një forcë e gjallë nuk do t’i ndalte.

Populli kur u njoftua për ketë hap të tyre i tëri u ngrit në këmbë dhe në shenjë solidarizimi, i madh e i vogël filluan të marshojnë drejt Prishtinës, nga Drenica,Gjakova gjithandej Kosovës anë e mbanë. Afër një milion njerëz (sipas Tanjugut serb,  500mijë) u tubuan në Prishtinë. Thënë troç e tërë Kosova në Prishtinë.  Porosia ishte- Ja Pra kështu mbrohet Kushtetuta.

Vazhdon rezistenca e minatorëve dhe popullatës liridashëse

Kërkesat e drejta Beogradi i injoroi. Dhe përsëri minatorët ndërmarrin hap të guximshëm. I paraqitën kërkesat e tyre të njohura, u futën në Zgafellën e Trepçës për të mos dalë më deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Në shenjë solidarizimi i tërë populli në këmbë. Dhe filluan me demonstrata të përditshme tanimë në tërë Kosovën cep më cep.  Si në Fshat ashtu edhe në  Qytet. Do e shkoqisë një demonstratë për mua tepër të veçantë. Në fshatin Lupç i Poshtëm mbahej një demonstratë si në mbarë Kosovën. Ku diku kah mesdita nga Besiana ish Podujeva ishin nisur tre pizgauer me policë të njësive speciale të ish federatës jugosllave dhe ushtarë. Me të ardhur në këtë fshat zbritën nga pizgauerët dhe pa një pa dy, pa as një arsye filluan të shtinë në drejtim të demonstruesve duar thatë. Me rafalë dhe breshëri, dikush nga prijësit e demonstruesve bërtiti me zë të lartë: “shtrihuni për tokë!”. Rafalët nuk ndaleshin. Për fat një bashkëfshatar i imi i i godet  me pushkë M48. Ata u ndalën dhe ikën duke lënë të vdekur afër një gardhi me gjemba, Yfete Humollin, dhe shumë të plagosur.  Në ato çaste tepër të vështira kishte qëlluar një ekip i Televizionit të Sarajevës i cili e kishte filmuar ngjarjen. Iu afruam disa. Unë i thashë në gjuhën e tyre: shihe se çka po na bëjnë. Ai pohoi. E quanin Aleksandër.  Ai me shpejtësi futet në veturë, me një zë të rreptë i thotë shoferit Nisu(vozi). Ata u nisën për Prishtinë, ne si të traumatizuar shikonim njëri tjetrin. Pas pakë kohe filluam të shpërndaheshim nëpër shtëpia të mërzitur. Lajmi me shpejtësi e kishte marrë Botën. Në orën 18 të mbrëmjes e lëshoj radion në valët e Zërit të Amerikës, ku spikerja Zamira Eduards e njofton këtë rast duke me lot në sy. Pastai vjen ora 19 e 30 minuta e mbrëmjes, pa dëshirë e lëshova TV-në. Sepse RTPja ishte nën censurë të plotë. Por për çudi e lajmëruan këtë rast. Ku nga ky moment të gjitha mediumet përfundimisht e kishin hequr  censurën dhe vihen në shërbim të popullit. Më nuk kishim nevojë të informohemi nga mediet e jashtme informimet arrinin drejtë për së drejti nga terreni. Ylfete Humollit iu bë një varrim Madhështor, që nuk mbahej mend në LLap.

Koha vazhdonte. Populli i Bashkuar i pandalshëm në kërkesat e veta. Minatorët në zgafellë as që donin të dilnin pa u plotësuar kërkesat e tyre. Sa që detyruan kryetarin e komitetit qendror të ish federatës jugosllave, të zbresë në Zgafellën e Trepçës,për tu takuar me Minatorët. Me ç’rast bëri jehonë mjaftë të madhe. Serbia kur e pa këtë këmbëngulësi të Kosovës, përgatiti skenarin e vet politik. Ajo tha se i plotësoi kërkesat e minatorëve. Gëzim i pa përshkruar, minatorët kokë lartë dalin nga Zgafella. Mitrovica ishte bërë tanimë Qendër e Kosovës, (turp i madh për të gjitha qeveritë e pas luftës që e lanë Mitrovicën në këtë gjendje). E tërë Kosova ndihej më lehtë.

Për fat të keq këtë festë e prishën Serbia dhe strukturat politike të Kosovës të lansuara nga Beogradi. Por sa dolën minatorët nga zgafella, u dërguan forca të mëdha policore. Me ç’rast e bllokojnë minierën e Trepçës,ku ishte e pa mundur më të ktheheshin. Kërkesat e popullit dhe minatorëve u tërhoqën. Demonstratat filluan të shtypen me vrasjen e shumë të rinjve. Ku më nuk pati hapësirë për demonstrata. Dhe në Mars të vitit 1989 Kuvendi i Kosovës e suprimoi Autonominë e Kosovës. Vetëm 12 delegatë ishin kundër. Pastai filluan të këqijat njëra pas tjetrës, sikur pas Kuvendit të Prizrenit të vitit 1945  Dëbime masive nga puna, mbylljen e shkollave, e ç’pritej tjetër nga Serbia.   Të parët që i thanë JO Serbisë ishin arsimtarët, mësuesit, profesorët. Ku u deklaruan se do të punojnë Vullnetarisht pa pagesë.

Në Prishtinë në lagjen Bregu i Diellit u barrikaduan të armatosur: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Ishte ky sinjali i parë për një rezistencë të armatosur.  Mjetet e informimit u mbyllën. Thënë shkurtë Serbia deshi t’ia mbylli të gjitha rrugët dhe frymëmarrjen Popullit të Kosovës.

Por Serbia kishte harruar se ky popull frymëmarrjen e kishte të shëndoshë dhe të freskët marrë nga Adem Demaçi.  Dhe kur u mbyllën të gjitha rrugët, populli veproi, si asnjëherë më parë në Histori të Kosovës, Populli  Lindi:  USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS. Me në krye Komandantin legjendar Adem Jasharin, i cili i pari ia shkrepi plumbin hasmit serb në lulë të ballit, frymëzuar nga heronjtë:  Azem Bejta, Shote Galica, Ahmet Delia,Tahir Meha e shumë të tjerë.

Ushtria serbe disa herë u përpoq ta vriste Adem Jasharin, por më kot. I trembëte me breshëri plumbash, sa që ua fuste frikën në palcë të kurrizit.  Por pas shumë tentimeve, ushtria serbe bashkë me polici ia rrethojnë shtëpinë atij dhe tërë Familjes Legjendare Jashari në Prekazin Heroik.  Por Komandanti Legjendar as që e luajti syrin, dhe vendosi ta mbrojë Kosovën me tërë familjen. Ngjarjen e dinë tanimë të gjithë. Nuk u kursyen as gratë e as fëmijët.    Ky rast e tronditi mbarë Popullin Shqiptar dhe botën në tërësi.  Serbia në Botë me këtë rast humbi çdo kredibilitet, ku seriozisht NATO iu kërcënua me intervenim Ushtarak. Kurse Shqiptarët an e këndë Botës të tërë u ngritën  në këmbë. Filluan me demonstrata në tërë Botën: Amerikë, Kanadë, në tërë Evropën, Australi etj. Me parullat:Kosovë jemi me TY, UÇK UÇK , Adem Jashari etj. Në atë kohë më së shumti përshtypje më patën lënë demonstratat e shqiptarëve në Athinë të Greqisë.   Por edhe në Kosovë Studentët e Universitetit organizuan demonstratat e para me në  krye profesorin e ndjerë,  Ejup Statovcin. Pra gjithnjë prinin Studentët. Pastaj edhe mbarë Popullata. Në Prishtinë brohoritej parulla Drenica-Drenica, Drenicë jemi me ty,UÇK UÇK etj. Me një fjalë UÇK-ja zbriti në Prishtinë.  Dhe pikërisht e bëri këtë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e hapë Zyrën Informative në qendër të Prishtinës me në krye Frymë-dhënësin e Popullit Adem Demaçi, i cili në stilin e vet, në mënyrën më të mirë e përfaqësonte UÇK-ën.

Lufta heroike e UÇK-së nuk u ndal për asnjë çast, ajo vazhdoi deri në çlirimin e vendit nga robëria serbe

UÇK dita ditës zhvillohej,numri i ushtarëve rritej. U Krijua Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së me zëdhënës, veprimtarin e njohur dhe ish të burgosurin politik të viteve 80, Jakup Krasniqin. Filluan të formohen Zonat Operative në tërë Kosovën.  Serbia por sa mori vesh që është krijuar UÇK, me një herë i quajti grup terrorist.  Por për fat të mirë në botë kjo nuk piu ujë.  Përkundrazi UÇK-ja u prit jashtëzakonisht mirë, sepse e tërë bota e dinte se sa i shtypur ishte populli. Kosova me këtë hap të popullit dhe UÇK-së, përsëri u kthye në qendër të vëmendjes në mbarë Botën. Kësaj radhe edhe më lartë tek Burrështetasit më të mëdhenj të Botës si: Bill Kllinton, Toni Bler, Medellin Ollbrajt, Riçard Hollbruk…e shumë të tjerë. Duhet veçuar rastin e Riçard Hollbrukut, i cili nga Uashingtoni vjen drejt në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe konstatoi se UÇK-ja nuk ishte terroriste por një ushtri guerile e organizuar mirë dhe luftonte për të drejatv e popullit shqiptar të Kosovës, të cilat nuk ia njihte regjimi i Milosheviqit.  Ajo ngriti nderin Kosovës në tërë botën. Dhe shumë shpejtë u bë faktori kyç dhe vendimtar i çështjes së Kosovës.Në terren UÇK-ja filloi stabilizohej nëpër zona në tërë Kosovën, ku popullata kishte probleme tepër të mëdha me policinë serbe.

Në Llap bënte zullum një shka i njohur si i biri i Dragqit, i cili maltretonte, rrihte njerëz për pikë të qejfit. Zona Operative e Llapi me në krye Zahir Pajazitin (atentatori më i suksesshëm i kohës) del në mbrojtje popullatës.   Fillimisht e vret t’birin e Dragqit; bashkë me njëfarë deputeti serr duke i kositur me 30 plumba në trup. Pastaj njëfarë “cipiripin” e paralizon për jetë, ku vdekja për të do ishte shpëtim, e len gjallë e për gazep. Më vonë te Qukat e Shokovicës e vret me dy plumba, si dikur Avni Rrustemi, një inspektor të lartë të Sërbisë. Nga këto raste frika largohet nga popullata dhe kalon në radhët e policisë serbe ku bie morali i tyre.  Ushtria serbe për ti dalë në ndihmë policisë serbe, ndërmerr aksion kundër UÇK-së. Fillimisht te Tabet e LLapashticës, ku iu thyen turinjtë, me ç’rast u detyruan të tërhiqen kokë ulur. Pastaj në fshatin Buricë afër Gllamnikut ndërmerr një ofensivë kundër UÇK-së. Ku në pa mundësi t’ia dali mbanë me UÇK-n, fillon të vras civil nën moshën 16 vjeçare. Për ndalimin e kësaj ofensive pati reaguar edhe vetë ish Presidenti i SHBA-s Bill Kllinton.

Këso aksionesh UÇK bënte në tërë Kosovën.   Ajo ia ngriti Krenarin Popullit të vet,i cili tani lëvizte lirshëm dhe me kokën lartë.   Morali ushtarak ishte i lartë, vdekja për ata ishte emër kuptimi. Ata me kënaqësi e pranonin edhe vdekjen, ashtu sikur ishte shprehur i Madhi, Fehmi Lladrovci. Një Moral i lartë ushtarak që do ua kishin lakmi edhe shumë ushtri të Botës. Ushtarët e UÇK-së dukeshin si të ishin me shtatë zemra. (Do të dëshiroja  ç’do qytet i Kosovës ta kishte një rrugë me emrin:UÇK.) Në Llap ushtarët e UÇK-së pas ç’do aksioni ktheheshin në bazë duke kënduar si në dasmë, ashtu ishte, dasmë e lirisë.  Në Drenicë ushtarët këndonin këngën: Kosovë për ty e japim jetën dhe po na duket pakë. Në Dukagjin luftohej për ditë dhe përgatitej terreni për sjelljen  e armëve të lirisë nga kazermat e Shqipërisë.

UÇK-ja vazhdonte me suksese të reja ku në kushte lufte arriti që më 4 janar 1998 ta hapë edhe RADION KOSOVA E LIRË dhe Agjencinë Kosovapress, dy mediume informative të SHP të UÇK-së që transmetuan program nga zonat e luftës deri në çlirimin e Kosovë në qershor të vitit 1999.

Tanimë NATO i bënte përgatitjet e fundit për intervenim Ushtarakë në Kosovë. Ku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më as Rusia dhe as Kina nuk kundërshtonin. Dhe pikërisht kështu ndodhi kur ushtria dhe policia serbe në fshatin Reçak masakruan 46 civilë të pa fajshëm. Kjo masakër i dha sinjalin e gjelbër për intervenim të NATOS. Villiam Voker e njofton NATON. Dhe NATO më  dha urdhër për bombardimet e caqeve serbe. Pra Populli dhe UÇK-ja ia hapën rrugën NATOS për intervenim. U kurorëzua mundi sakrifica Gjaku i derdhur rrëke(u kemi shumë borxh ushtarëve të UÇK-së).

Intervenimi i NATOS e detyroi ushtrinë serbe të largohet përgjithmonë e jetë nga Kosova.    Por pas luftës UÇK-ën e përcollën shumë vështirësi të pa pritura. Burgosje me dosje të fabrikuara nga prokurorët e Millosheviqit, si në Hagë ashtu edhe në Kosovë. Ku në mungesë provash liroheshin. Por Serbia prapë me ndihmën e Dik Martinoviqit,  sajoi  dosje të reja kundër UÇK-së. Me ç’rast e “bindën” faktorin e brendshëm.  Kuvendoi i  Republikës së Kosovës, me shumicë votash e votoi Gjykatën speciale, diçka e pa besuar. Para lufte të gjithë me UÇK pas lufte… a tani edhe me tallje nga disa që përfituan nga lufta pa derdhur gjak as djersë. Ushtarët e UÇK-së nuk e kanë merituar një gjë të tillë?   Ata meritojnë të shpallën Heronj.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …