Nebojsha Arsiq: Nga mijëra shqiptarë sa kishte Medvegja me fshatra tash janë 500 dhe jetojmë mirë me ta

Nebojsha Arsiq: Nga mijëra shqiptarë sa kishte Medvegja me fshatra tash janë 500 dhe jetojmë mirë me ta

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka deklaruar në mënyrë cinike se në këtë komunë, serbët janë një shumicë absolute dhe tashmë nuk ka dhunë etnike. Ne jemi një shembull se si funksionon mjedisi multietnik, tha me cinizëm tipik serb, serbo Arsiq për “Novosti”. Tani kur nga atje janë dëbuar mijëra shqiptarë, ky serb  thotë se jeta në Medvegjë, jo vetëm për popullatën serbe, por edhe për popullsinë e mbetur shqiptare mund të jetë edhe më e mirë nëse marrëdhënia e brendshme nuk prishen nga njerëz që jetojnë larg territorit tonë me ide rreth korrigjimit të kufirit. Ai pa përmendur numrin e shqiptarëve të dëbuar sidomos në 20 vitet e fundit, konstaton se tani, pas spastrimit etnik të trojeve shqiptare në Medvegjë janë 7,742 banorë, prej të cilëve shqiptarët janë pak më shumë se 500. Ciniku i pacipë, Arsiq thotë se në asamblenë lokale shqiptarët kanë tre këshilltarë dhe katër funksione në komunë. Medvegja në vitet 70 e 80 të shekullit të kaluar dominohej nga shqiptarët në qytet dhe në fshatra. Tani atje kanë mbetur vetëm disa qindra, por pronat e tyre nuk i kanë shitur.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …