Kosova pritet që sot ta merr vendimin për anëtarësimin ose jo në INTERPOL. E pavarësisht propagandës së vazhdueshme dhe presionit konstant nga pala serbe, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, po e pranon edhe vetë se do të jetë e vështirë të ndalohet anëtarësimi i Kosovës. Megjithatë, sipas tij ka tendencë të krijohet konfuzion për mënyrën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme. Siç thotë ai, nëse Kosova nuk i merr votat e mjaftueshme për pranim në INTERPOL, do të mbahet edhe një votim i dytë. Krejt kjo, sipas tij po ndodhë për shkak të politizimit të këtij procesi. “Kjo nuk është e tolerueshme. Megjithatë, Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saja bashkë me partnërët tanë, që të ruajmë integritetin e INTERPOL-it”, ka thënë ai. Ministri serb foli edhe për përkrahjen që Mali i Zi i ka dhënë Kosovoës për anëtarësim në këtë organizatë, ku tha se kjo dëshmon se kartelet e drogës dhe mafias janë shumë më të lidhura me ligjin. Sipas tij, edhe Egjipti do të jetë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Nga ana tjetër, minstri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se votimi pritet të mbahet rreth orës 11:00. Siç tha ai, Kosova nesër do të marrë votat e mjaftueshme për pranim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …