Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur marrëveshjen për njohje mes Izraelit dhe Kosovës si dhe atë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price ka thënë se lidhjet ndërkombëtare më të thella ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Ai ka shtuar se Amerika do t’i qëndrojnë në krah Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar, Amerika është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike”, ka thënë Price. Ndryshe, të hënën më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli edhe zyrtarisht nënshkruan marrëveshjen për njohje dhe vendosje të raporteve diplomatike. Izraeli është vendi i 117-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …