Negociatori u Ukrainës, Mykhailo Podoljak, shprehet optimist, pas bisedimeve që ka zhvilluar me palën ruse, në Stamboll

Negociatori u Ukrainës, Mykhailo Podoljak, shprehet optimist, pas bisedimeve që ka zhvilluar me palën ruse, në Stamboll

Negociatori  u Ukrainës,  Mihailo Podoljak, shprehet  optimist, pas bisedimeve që ka zhvilluar me palën ruse, në të cilat Moska ka thënë se do të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake afër Kievit dhe Çernikovit “Jam optimist për rundin e negociatave në Stamboll”, ka thënë Podoljak, duke iu referuar bisedimeve të së martës në Turqi. Ai ka thënë se sistemi i propozuar i garancive për sigurinë e Ukrainës, i cili do të ofrohet në këmbim të neutralitetit, do të vendoset në referendum, vetëm pasi trupat ruse të tërhiqen nga pozicionet që kanë mbajtur para nisjes së pushtimit në Ukrainë. Kremlini, zyrtar ka minimizuar shpresat se është arritur përparim në bisedime. Ne nuk mund të themi se ka pasur diçka shumë premtuese apo ndonjë përparim”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për gazetarët. Megjithatë, ai ka thënë se Moska e konsideron “pozitive” faktin që Kievi ka filluar që t’i shkruajë kërkesat e saj. (Rel)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …