leoni

Mehdi Krasniqi

Mehdi Krasniqi: KURRË NUK DO T’I VOTOJ TË TILLËT

Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë lënduar të tjerët.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë hequr njerëz nga puna.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë përshtatur konkurse për militantë politikë.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë punësuar njerëz pa konkurse në dëm të të tjerëve dhe në shenjë të hakmarrjes për mendim ndryshe a bindje politike.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë krijuar raste sociale me qëllim të ndikimit politik dhe të pasurit nën kontroll.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë krijuar raste sociale me diploma universitare.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë asfaltuar rrugë e rrugica që çojnë në shtëpi të militantëve e gërvallqave politikë.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë krijuar vende pune fallco vetëm për të punësuar fëmijë, a familjarë të ngushtë të funksionarëve politikë.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë shantazhuar njerëz dhe i kanë detyruar të poshtërohen deri dhe të shkelin nderin për një vend pune, a për një copë bukë.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë privatizuar, pastaj shitur e stërshitur prona të njerëzve me qëllim të pasurimit të vetes dhe varfërimit të tjerëve.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë shkatërruar sistemin e arsimit.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë shkatërruar sistemin e shëndetësisë. As ata që kanë përdorur pandeminë për qëllime plotike.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që kanë përdorur asetet e shtetit për qëllime personale e politike.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që ia kanë rritur rrogën vetes dhe militantëve të partisë.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që individin e trajtojnë si votë.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që përpiqen të të blejnë me një mbushje telefonike a me 10 litra derivate të naftës.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që përpiqen të të blejnë me dreka e darka.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që shpalosin programe armiqësore dhe jo programe te zhvillimit ekonomik dhe tjetër.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që nuk respektojnë barazinë gjinore dhe rininë në vendimmarrje.
Kurrë nuk do t’i votoj ata që tenderin e shohin si pasuri për vete dhe jo si zhvillim për shtetin.
Unë nuk bindem nga asnjeri, ndonëse me sëcilin mund të rri…
Unë dua që fëmijët e mi dhe fëmijët e gjithsecilit prej nesh të jetojnë këtu dhe ta kenë të sigurar punën dhe mirëqenien sociale.
Kosova nuk është e asnjë politikani a fëmije të tij.

Kosova është e gjithsecilit prej nesh…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …