Agim Bahtiri i Aleancës Kosova e Re, thotë se nuk do të presin deri në pafundësi Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila sipas tij, për shkak të tekeve personale po mohon krijimin e institucioneve të vendit. “Pas të gjitha bisedave që kemi pasur, problemi është te Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën, e cila nuk po rezulton pozitiv në formimin e këtij grupi pune për të mirën e vendit”, tha Bahtiri për televizionin 21. “Pakënaqësitë janë që LDK-ja nuk dëshiron të bisedojë me Albin Kurtin, dhe kjo është e papranueshme. Është shumë e papranueshme dhe kjo është ajo për të cilën unë e ftoj edhe sot LDK’në që të afrohet me Albinin të bisedohet dhe të bëhet një model se si të dalim prej kësaj situate”, theksoi ai. “Ne si AKR kemi qenë besnikëndaj koalicionit tonë por nuk mund të jemi përgjithmonë të varur nga dikush, i cili i ka teket e veta për themelimin apo për ngritjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, tha Bahtiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …