Nën kujdesin e Kryetarit Ramosaj u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Bilall Hadërgjonaj
Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj,u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Bilall Hadërgjonaj. Bilalli ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i dënuar politik dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte pjesë e Asamblesë Komunale dhe punëtor shumëvjeçar i Komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj ta se, do ta kujtojmë përherë me nderim e respekt si burrë me peshë, stoik dhe i papërkulshëm para vështirësive.