Nën masa të rrepta të sigurisë, nga Burgu i Hagës ka arritur në shtëpinë e tij, ish-kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli

Nën masa të rrepta të sigurisë, nga Burgu i Hagës ka arritur në shtëpinë e tij, ish-kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli

Nën masa të rrepta të sigurisë,  sot ka arritur në shtëpinë e tij,  ish-kryekuvendari, Kadri Veseli. Ai është liruar përkohësisht nga Gjykata Speciale,  në Hagë. Me të arritur në vendlindje, Kadri Veseli  ka shkuar te varrezat në fshatin e tij,  në Broboniq,  për të vizituar varrin e nënës,  e cila ka ndërruar jetë para dy ditësh. Para shtëpisë në Broboniq, e kanë pritur  bashkëshortja e tij Violeta Veseli dhe familjarët e tjerë. Edhe me rastin e vdekjes së babait në vitin e kaluar,  Kadri Veselit iu kishte mundësuar qëndrimi në familje për një kohë të caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …