Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së Shqipërisë në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, MZHE-në e Kosovës dhe SHGJ-të e të dyja vendeve kanë organizuar në Tiranë Konferencën me temën “Zhvillimi integral i industrisë minerare me ndikim minimal në mjedis”. Kjo është konferenca e dytë Ndërkombëtare, pasi që Konfereca e parë u organizua në Maj të vitit 2018 në Prishtinë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale në bashkëpunim me Shtetin Shqiptar.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se bashkëpunimi Qeveri-Kuvend është i rëndësishëm për sektorin minerar dhe ndikimin minimal në mjedis. Duhet ndryshuar mynyrën e licencimit në sektorin minerar për ta për ta bërë atë më të lehtë,të inkurajohen investitorët në këtë sektor, u shpreh ndër të tjera Z. Balla. Ministri i MZHE-së Z. Valdrin Lluka tha se në Ministria të cilën e drejton ai ka prioritet krijimin e një ambienti sa më konkurrues në sektorin minerar, si një parakusht për tërheqje të investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorit minerar. Eliminimin e byrokracisë dhe krijimin e bazës të favorshme ligjore e nënvizoi si një ndër faktorët për tërheqjen e investitorëve vendor dhe të huaj.
Kryesuesi i Bordit të KPMM-së Z. Musa Shabani foli për rëndësinë e këtij sektori, si dhe potencialin mineral të Kosovës. Ai ndër të tjera prezantoi të arriturat e KPMM-së, rritjen e të hyrave nga renta minerare si tregues i investimeve në sektorin minerar, si dhe rritjen e numrit të punësuarve në këtë sektor. Z. Shabani ndër të tjera shprehu besimin se Konferenca do ta rrisë bashkëpunimin institucional dhe rajonal për të inkurajuar investitorë ndërkombëtar.
Kemal Zeqiri, anëtar i Bordit të KPMM_së në prezantimin e tij ndër të tjera u shpreh se sektori minerarë në Kosovë ka nevojë për reforma. Ai shprehu rëndësinë e krijimit të një Zyre të vetme “One stop shop” në kuadër të KPMM-së, për të lehtësuar procedurat e licencimit. Kjo dhe reformat tjera progresive do të mundësoheshin me anë të miratimit të Ligjit për Miniera dhe Minerale i cili tani e dy vite gjendet në pricedura të miratimit në Kuvendin e Kosovës.
Drejtori i KPMM-së Z. Ramiz Krasniqi prezantoi punimin me temën: “Resurset e Magnezit në Kosovë”. Pjesmarrës në Konferencë ishin përfaqësues nga Kuvendi i RSH-së, Qeveria e RSH-së dhe Kosovës, KPMM-ja SHGJSH-ja, SHGJK-ja Fakultetet e Gjeologjisë nga Shqipëria dhe Kosova. Në fokus të kësaj konference kishin prezantimin e mundësive të shfrytëzimit dhe përpunimit të resurseve minerare të dy vendeve, si dhe zhvillimin i aktivitetit minerar me ndikim minimal në mjedis.
Përfaqësuesit e të dyja shteteve Shqipëri dhe Kosovë u pajtuan se duhet vazhduar me takime të kësaj natyre edhe në të ardhmen. Në ditën e dytë të konferencës më 11 Maj u realizua një vizitë në minierën e Spaçit, në mënyrë që pjesëmarrësit të shohin nga afër investimet bashkëkohore në industrinë minerare në Shqipëri.