Është mbajtur manifestimi për nderë të 110 vjetorit të kuvendit të Junikut

Në emër të Kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu dhe nën patronatin e Presidentes Dr. Vjosa Osmani- Sadriu, sot është shënuar 110 vjetori i Kuvendit të Junikut. Me prezencën e tij këtë manifestimi e nderoj Presidenit i Republikës së Shqipërisë, Ilir Metaj dhe ambasadori i  Republikës së Shqipërisë  në Kosovë Qemal Minxhozi , deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe personalitete tjera nga jeta politike, kulturore dhe artistike. Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, hapi këtë manifestim me fjalimin e tij ku theksoi se ora e historisë nisë të ectë mbarë për shqiptarët pikërisht me 21 deri 25 maj të vitit 1912 i cili mblodhi krerët më të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Junik për ti paraprirë Shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë manifestim me fjalimet e tyre e nderuan Presidentja Shkëlqesia e Saj Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Shkëlqesia e Tij President Ilir Meta. Ndërsa referatin kryesore të ngjarjes së Kuvendit të Junikut 21 -25 Maj 1912 e bëri Historiani, Akademik Frashër Demaj. Ky manifestim u mbyll me vargjet e poezive të poetëve Gjergj Fishta dhe Dinë Mehmeti të recituar nga aktoret e njohur të skenës sonë Nimon Muçaj, Miradije Muriqi, nxënës nga shkolla e mesme “Kuvendi i Junikut “ në Junik,  Fortesa Gacaferi dhe Delvina Hoxha. Kuvendi i Junikut është gurë themel i historisë sonë të lavdishme. Natyrisht se më meritorët për këtë janë ata që kanë dhënë trupin dhe jetën e tyre për lirinë që kemi sot. Prandaj në kuadër të manifestimit janë bërë homazhe pranë lapidarit të Heroit tonë Edmond Hoxha, si dhe pranë lapidarit të Heronjve, Dëshmorëve dhe Martirëve të Junikut. Kryetari Shehu së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani- Sadriu dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, bënë homazhe në kompleksi memorial të Heronjve në Koshare. Në vazhdën e këtij manifestimi është vizituar Kulla historike e Avdyl Hoxhë “ Oda e Junikut “ si dhe njëra ndër kompanitë e suksesshme të Junikut , “Luna” Sh.P.K.

Gëzuar 110 vjetori i Kuvendit të Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …