Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi janë mbajtur disa aktivitete për shënimin e 10 gushtit – Ditës së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Aktiviteti kryesor është mbajtur në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, përmes një akademie përkujtimore, ku janë përkujtuar dëshmorët e komunës së Kaçanikut. Me këtë rast kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se 10 gushti mbetet një ditë historike për komunën e Kaçanikut, pasi më 10 gusht 1998 dolën krismat e para çlirimtare në anën e Kaçanikut, ku edhe ranë heroikisht komandant, Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj. Në emër të organizatës së veteranëve të luftës ka folur Hajrush Kurtaj ish-zëvendës komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, i cili tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një epokë e historisë shqiptare, ndërsa shtoi se Kaçaniku i fali kësaj toke 95 dëshmorë, dy komandantë, tri vajza të rëna dëshmore me uniformën e UÇK-së dhe një nënë.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …